LIVE UPDATES
Aktualitet

I kakarisin shpendët në gji, hajduti i pulave kapet mat sërish

Denoncimin e bëri Pëllumb Malaj, djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi.

7 Dhjetor 2023, 21:26 Nga I.A

I kakarisin shpendët në gji, hajduti i pulave kapet mat sërish

PATOS- Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga Patosi. Në një lagje të këtij qyteti, në 19 Nëntor 2023 në mes të natës 2 hajdutë kanë vjedhur 10 pula deti në familjen Malaj. Denoncimin e bëri Pëllumb Malaj, djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ai ka frikë edhe për sigurinë e nënës 85-vjeçare, e cila jeton e vetme.

Denoncuesi: Banoj në Greqi që prej 27 vitesh. Kam nënën vetëm që më jeton në Patos. Para 10 ditësh më janë futur në shtëpi dhe më kanë dhunuar banesën, më kanë vjedhur. Kam ardhur nga Greqia për këtë punë. Kam bërë kallëzim në Rajonin e Policisë Patos për të identifikuar personat, nuk më është dhënë zgjidhje.

Denoncuesja: Ne nuk na ka vjedhur kurrë njeri. Plaku ka 3 muaj që ka vdekur. Iku plaku, bëhet kjo punë. Unë haja një kokërr vezë se nuk e blija dot. Ja për këtë i mbaja. Pse të vinte djali nga andej? Punët e tij i prishi. Mua më ka lënë frikë. Kam frikë natën.

Nga kamerat e sigurisë se zonës, ku ndodhi vjedhja duket hajduti i pulave, Bajram Sulejmani një komshi në zonë. Për këtë denoncim, “Stop” pyeti të dyshuarin e ngjarjes, zotin Sulejmani. Ai mohoi çdo gjë, duke thënëse punon taksi në të zezë, por nuk ka një alibi se ku ka qenë natën e vjedhjes në orën 2 të mëngjesit.

Gazetari: Si je Bajram? Në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur këtu, akuzoheni ju. Ju çaloni apo jo?

Bajram Sulejmani: Nuk çaloj, fare pak. Unë e sqarova dhe me policinë që unë qarkulloj kur bëj taksi.

GazetariNuk e di a e dallon, këtu je ti ku çalon. Ja makina jote.

Bajram Sulejmani: Unë i sqarova dhe organet kompetente për këtë. Erdhi policia në shtëpi dhe ju kam thënë që “unë punoj natën e ditë pa orar”.

Denoncuesi: O Bajram unë e kam shtëpinë plot me kamera. Makina jote ka kaluar atje sipas kamerave në orën 2 pa çerek.

Bajram Sulejmani: Po ka kaluar.

Bajram Sulejmani: I thonë 10 ditë o shok. 10 ditë unë nuk mbaj mend asgjë.  

Sot në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një tjetër video, ku Bajrami ka vjedhur pula dhe i ka futur ato në gjoks.

Saimir Kodra: Në hetimin që bëmë ne, atë që nuk bëri dot Komisariati i Policisë Patos, ja tek e ke Sulejmanin. Po ta shikoni, këtu në gjoks ka 2 pula, por nuk është se i ka vjedhur, por kishte ftohtë dhe i futi në gjoks 2 pula. Shikoni kur del nga shtëpia. Ja tek e keni Sulejmanin që është e njëjta këmbë që lëviz paksa me probleme. Këtu është Sulejmani në vjedhjen e re që na e sollën sot. Është i njëjti Sulejman.

Gentian Zenelaj: Mos ka ardhur koha që banorët e këtij fshati t’i fusin pulat brenda në shtëpi dhe në kat të dytë mundësisht?

Saimir Kodra: Po, bravo dhe vetë të rrijnë nëpër koteca. Ka ardhur koha që banorët e zonës ta marrin Sulejmanin dhe ta fusin atje tek vendi bashkë me policinë. Është i njëjti xhup dhe i njëjti kapuç.

Gentian Zenelaj: Mblidhni forcat çfarë që të keni Policia e Fierit dhe ruani ato 3-4 pula që keni në fshat se do të humbasë rraca e pulës.

Marrë nga Tv Klan

bajram sulejmani pëllumb malaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet