26 Korrik 2022, 23:17
Nga k.m.
Edi Rama
VLORË- Ata kanë një jetë në skenë por kulmi i famës së tyre do të ishte performanca në inagurimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë dhe kënga e tyre dedikuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij. Autori i tekstit të këngës, pjesë e Ansamblit Zëri i Bilbilit zbuloi për "Ora Verore" arsyen e këtij dedikimi.
Sipas tij, kënga ishte bërë për tunelin dhe jo për kryeministrin Edi Rama.
"Nuk ishin vargje për Ramën, të biem dakord. Rama ishte një nga personazhet që u fut në vargjet e mia.Kënga ishte kryesisht për tunelin e Skërficës që ishte një vepër madhore të paktën për plejadën time. Kam goxha vite mbi kurriz, është thënë do bëhet kjo e kjo dhe nuk është bërë. Përfundimisht ajo u bë. Unë jam nga ata që e kam vuajtur në këto 30 vjet Qafën e Muzinës se jam nga Tepelena. Ne i bëmë një këngë Qafës së Skërficës. Desha ta bëja dhe e bëra. Rama mbeti i kënaqur. Në çdo vend që ka vajtur se ka mbajtur njeri 4 minuta në këmbë që të shikojë, se është lloji i tipit. Unë e mbërtheva katër minuta. Dhe në fund tha vetë, dua të bëj një foto me atë grup. Të gjithë herët e tjera kanë dashur të bëjnë foto me Ramën ndërsa këtë radhë bëri me ne".thotë më tej udhëheqësi i grupit Sinan Sameti,"-tha ai.
Më 2 korrik, në inagurim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit me këngë labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”. Brenda tunelit, me këngë e valle, nuk mungoi as polifonia dhe isoja labe. Nga tuneli i Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për kryeministrin dhe ministrat e tij. Edhe pse jo më në detyrë, nuk e harruan as ministrin e dikurshëm të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, e po ashtu as pasardhësen e tij, Belinda Balluku.
edi rama ”zëri i bilbilit”
Aktualitet
26 Korrik 2022, 22:48
k.m.
Aurel Hoxha
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë që erdhën kontrabandë në Britani me kamion, janë dënuar për pjesëmar...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 22:20
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë. Një 22-vjeç...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 22:17
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një 10-vjeçar është goditur n&eu...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 22:03
k.m.
Talo Çela
TIRANË- Po kërkohet Talo Çela! I shumëkërkuari i Policisë së Shtetit ka dalë nga 'strofkulla' e ...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 20:36
k.m.
Harta e porteve
DURRËS- Organizata joqeveritare “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” (Global ...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 20:30
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Andrzej Izdebski nuk iu përgjigj trokitjeve të përsëritura në derën e apartamentit të tij n...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 20:17
k.m.
Bledar Jambelli, Artan Çuku dhe Kristaq Leci
TIRANË- Gjykata e kryeqytetit nuk e zhbllokoi as në këtë seancë procesin ndaj ...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 20:09
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 20-vjeçar ka aksidentuar me makinë një këmbësor sot në Durrës. Sipas Policis&eum...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 19:57
k.m.
Viktor Nazeraj
BRITANI E MADHE- Një bojaxhi nga Shqipëria u arrestua dy ditë pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe Polic...
Aktualitet
26 Korrik 2022, 19:49
k.m.
Geraldo Xixi
BRITANI E MADHE- Një punëtor në një fabrikë kanabisi tentoi që të largohej nëpër çatit&eum...