25 Dhjetor 2022, 07:24
Nga A.B
Policia
TIRANË- Punonjësi i Policisë Rrugore Fier, Hysen Metalian është përjashtuar nga Policia e Shtetit. Ky veprim, është bërë në kuadër të zbulimit të korrupsionit, pasi polici Metalian, dyshohet se i ka kërkuar një qytetari para për të mos i vënë gjobë.
Policia e shtetit, përmes një njoftimi të shpërndarë në media, bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me lajmin se në aksin rrugor "Fier-Vajkan", punonjësi i Policisë, i kërkoi një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.
Ndaj punonjësit, AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor "Fier-Vajkan", një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.
Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm
perjashtohet polici ne fier hysen metalian
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 07:18
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme shoqërohet me diell. Sipas MeteoAlb kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të diktojnë...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 22:58
I.A
Stema
TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka publikuar mesazhin e një mësese në Facebook, në lidhje me nxënësit ekselen...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 21:34
I.A
Policia
VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur një aksion në Vlorë mbrëmjen e sotme. Forca t&eu...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 19:50
I.A
Foto ilustruese
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Lushnje. Mësohet se në fshat...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 19:43
I.A
SHKODËR- Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në fshatin Samrisht të Dajçit. Mësohet se në...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 19:29
I.A
Busti
TIRANË- Busti i Mit'hat Frashërit është rivendosur sërish pasi u shkatërrua ditën e djeshme në parkun e Liqen...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 18:41
I.A
Foto ilustruese
ITALI- Një tjetër aksident me vdekje në punë në zonën e Veronës. Pasditen e së premtes, para or&eum...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 18:35
I.A
Bujar Kapexhiu
TIRANË- Regjisori Bujar Kapexhiu, foli për protestat e opozitës duke u ndalur edhe tek sulmi ndaj kreut të PD Sali Beris...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 17:48
I.A
Kanabis
SPANJË- Autoritetet e Mossos d'Esquadra dhe Policia Kombëtare me bashkëpunimin e policisë lokale kan&e...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 17:22
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...