22 Tetor 2022, 15:25
Nga k.m.
Foto ilustruese
Aktiviteti i pandërprerë i grupit Iranian “Homeland Justice” në publikimin e të dhënave sensitive nga sistemet kompjuterike shqiptare, ka sjellë shtimin e numrit të letërporosive, të dërguara jashtë vendit nga prokuroria e Tiranës. Nga 18 kërkesa për ndihmë juridike të dërguar në fillim të muajit Shtator 2022, “Ora News” mëson se tashmë numri i shteteve që Shqipëria kërkon bashkëpunim ka shkuar në 22. Kjo pasi gjatë kësaj kohe njësia “C”, Shërbimet Partnere dhe Prokuroria, kanë zbuluar vendodhje të ndryshme të serverave, nga është sulmuar sistemi kibernetik ndaj vendit tonë.
Ajo që tashmë pas 2 muaj e gjysëm hetim, është konfirmuar zyrtarisht, është fakti se hakerat kanë vepruar në sulm nga Irani, por duke përdorur sistemin e serverave nga disa shtete të ndryshme. Nga hetimi del se fillimisht hakerat kanë përdorur një llogari “Homeland Justice” në aplikacionin “Twitter”, duke filluar të publikojnë të dhëna pikërisht përmes këtij aplikacioni.
Hetimi ka provuar ndër të tjera se Hakerat Iranianë në pamundësi për të publikuar të dhënat në “Twitter” pasi kanali aty u mbyll, hapën llogari në aplikacionin Rus “Telegram”.
Gjatë hapjes së faqes përdorën një server në Iran, i cili qëndroi vetëm 5 minuta aktiv dhe më pas kaloi offline, duke bërë që “Homeland Justice” të administrohet nga servera në Rusi. Por ky gabim i vogël i tyre, solli zbulimin plotësisht, se pas këtij sulmi kibernetik fshihej inteligjenca e Iranit.
Përveç Rusisë, Iranit dhe Britanisë, së fundi një kërkesë për ndihmë i është dërguar Hollandës, me qëllim për tu njohur me të dhënat e mbledhura në rrugë hetimore nga autoritet e këtij shteti, pasi dhe vetë sistemi kibernetik i Hollandës, u sulmua nga grupi i hakerave Iranianë “Homeland Justice”.
Ndihmë juridike i është kërkuar dhe Turqisë, Kinës dhe Indisë. Në 22 letërporosi që tashmë Prokuroria e Tiranës ka dërguar, është përdorur parimi i reciprocitetit dhe konventa për Dhënies e Ndihmës Juridike të Ndërsjelltë. Megjithatë bashkëpunimi me disa shtete, është thuajse në pikën zero, pasi disa prej tyre ku kërkohet ndihma juridike e kanë shpallur Shqipërinë si vend jo mik./Ora News
homeland justice hakerat homeland justice irani sulmon shqiperine
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:14
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
VLORË- Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë ndërsa 65 leje dre...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 13:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona jamë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçar si dhe nj&eum...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:57
e.k
Policia Korçë
KORÇË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi akuzo...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:50
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës ekzekutoi sot vendimin për sekuestro preventive të sipërfaqe 59.889 metra katror, me ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:08
e.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Rigers Spah...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:58
e.k
Fjorela Davidhi
TIRANË- Keshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës s&e...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:13
e.k
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një 22-vjeçare e identifikuar me inicialet E.S banuese në Tiranë është denoncuar në ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:09
I.A
Euro
DURRËS- 25 mijë euro të padeklaruara janë kapur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se eurot jan&eum...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:00
I.A
TIRANË- Drejtuesi i makinës që plagosi për vdekje motorristin në Tiranë është arrestruar. Mësohet se 34-v...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 10:52
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka nxjerr njoftimin për plagosjen mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në njoftim thuhet se, plagosja e rapo...