27 Mars 2023, 20:05
Nga A.B
Teresa Ribeiro
TIRANË- Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias ka reaguar ndaj sulmit që u krye orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj selisë së Top Channel, ku mbeti i pajetë roja, Pal Kola. Me anë të një postimi në Twitter Teresa Ribeiro shprehet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.
“Jam e tmerruar nga sulmi i sotëm me armë kundër Top Channel në Shqipëri. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë, i cili u vra gjatë këtij sulmi të urryer. Kam besim se autoritetet do të identifikojnë dhe do të ndjekin penalisht përgjegjësit, pa humbur kohë.”- u shpreh përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro.
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
vritet roja i top channel teresa ribeiro
Aktualitet
27 Mars 2023, 19:42
k.m.
Blerim Tominaj
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në 16 qershor të 2020-...
Aktualitet
27 Mars 2023, 19:06
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sulmi me kallashnikov ka ndërruar jetë në ven...
Aktualitet
27 Mars 2023, 18:52
k.m.
Viktima Pal Kola
TIRANË- Godina e televizionit kombëtar “Top Channel” u sulmua me armë në orët e mesnatës të...
Aktualitet
27 Mars 2023, 18:48
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dyshime se vetëm 5 grupe kriminale janë "fuqi" për të kryer sulmin...
Aktualitet
27 Mars 2023, 18:34
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është shprehur se roja që humbi jetën në ngjarjen e rëndë...
Aktualitet
27 Mars 2023, 17:56
a.l
Policia italiane
ITALI- Kontrollet blic në zonën e quajtur Fontanellato në Itali kanë çuar në arrestimin e një 46-vje...
Aktualitet
27 Mars 2023, 17:35
A.B
Policia
VLORË- Hetimet për sulmin ndaj Top Channel, janë zhvendosur dhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Kjo pasi, sipas grupi...
Aktualitet
27 Mars 2023, 17:13
A.B
Infektivi
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në ve...
Aktualitet
27 Mars 2023, 16:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 00:34 ishte momenti kur Pal Kola humbi jetën pas një sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj institucionit që...
Aktualitet
27 Mars 2023, 16:37
A.B
Trupi i pajete
TIRANË- Selia qendrore e Top Channel në Mëzez u qëllua gjatë mesnatës nga persona të armatosur me kallash...