Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sulmi me kallashnikov tek Top Channel, Rrumbullaku bën lëvizjen urgjente, mbledh strukturat e krimeve në Drejtori
Mësohet se në mbledhje po analizohen detajet e sulmit ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.
27 Mars 2023, 13:02Nga F.M
Drejtoria
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur strukturat e krimeve në Drejtorinë e Policisë, vetëm pak orë pas sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj televizionit kombëtar Top Channel. Mësohet se në mbledhje po analizohen detajet e sulmit ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.
Deri më tani raportohet që pjesëmarrës në atentat të kenë qenë 3 persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al