Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...

Një breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje shkaktoi vdekjen e një rojeje në selinë e Top Channel në Tiranë, ngjarja më e rëndë kundër medias e shënuar në shumë kohë. Politika dhe organizatat kërkuan nga autoritetet hetime për zbardhjen e ngjarjes.
Shqipëria u trondit mëngjesin e së hënës nga ngjarja më e rëndë kundër medias e regjistruar në vend në shumë dhe shumë vite, me pasojë një humbje jete. Një automjet u gjet më vonë i djegur rreth 30 kilometra më tutje me dy kallashnikovë që dyshohet se u përdorën në atentat. Krerët e vendit, gazetarët dhe organizatat e lirisë së shprehjes dënuan sulmin dhe kërkuan gjetjen e shpejtë të autorëve.
Kjo është ngjarja më e rëndë kriminale që ka goditur median në vend në shumë dhe shumë kohë dhe që pritet të ketë pasoja të rënda për lirinë e shprehjes në rast se autoritetet nuk arrijnë ta zbardhin.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi sulmin “agresion kriminal” ndërsa presidenti Bajram Begaj inkurajoi “zbardhjen e ngjarjes”.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!” deklaroi Rama.
“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale,” deklaroi Begaj.
Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi deklaroi se “Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar” për zbardhjen e ngjarjes.
Qendra Evropiane për Lirinë e Shprehjes dhe të Shtypit, ECPMF, shprehu tronditjen dhe bëri thirrje për hetim profesional mbi ngjarjen.
“Ne jemi të tronditur për sulmin me armë zjarri kundër Top Channel në Shqipëri, i cili vrau një roje sigurie. I shprehim ngushëllime familjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim profesional dhe të pavarur,” deklaroi organizata.
Shqipëria ka njohur hapa të mëdha pas në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias përgjatë viteve të fundit, gjë që është bërë shqetësim edhe në lidhje me ecurinë e vendit drejt integrimit Evropian. Disa ngjarje kriminale në të shkuarën, përfshirë rrahje gazetarësh dhe qëllim me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, kanë mbetur të pazbardhura./Marrë nga Reporter.al
5 lekëshi TIRANË- 5 lekëshi është pasuria e Pal Kolës, 60-vjeçarit që punonte roje tek Top Channel. Fotoja e pub...
Sali Berisha: Një akt kriminal i shëmtuar.Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.D...
Foto ilustruese TIRANE- Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtën...
Atentati tek Top Channel TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i objekt...
Sulmi ndaj Top Channel TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar të tjera foto që tregojnë detaje nga sulmi i organizuar ndaj Top Ch...
Atentati tek Top Channel TIRANË- Mjeti i përdorur në sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel është tip ‘Range Rover. Makina ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti ...
Dosja.al TIRANË- Kryefjala e mediave për sot është sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vdekur punonjësi...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria do të mbizotërohet sot nga një mot me reshje shiu dhe vranësira. Që në orët ...
Top Channel, vendi ku ndodhi vrasja TIRANË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga ngjarja e rëndë që ndodhi tek ambientet e Top Cha...