Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Mbrojtjes e pranon shkeljen duke deklaruar se koncesionari nuk ka lidhur kontratë shfrytëzimi me subjekte private
TIRANE- Një përplasje në distancë është duke u zhvilluar në një tjetër çështje ku sërish protagoniste është Ministria e Mbrojtjes, dikur e drejtuar nga Olta Xhaçka dhe sot nga Niko Peleshi. Në një kronikë të disa ditëve më parë, MCN, denoncoi se kompania private që zotëron Portin Tregtar të Porto Romanos është zgjeruar në një sipërfaqe toke që është pjesë e Forces Detare. Ministria e Mbrojtjes e pranon shkeljen duke deklaruar se koncesionari nuk ka lidhur kontratë shfrytëzimi me subjekte private. Vetë Peleshi pranoi se për këtë çështje ka dorëzuar 3 padi në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa përsëriti se toka nuk është në pjesën e Planit të Përhapjes Detare, duke thënë se shkelja nuk është aq flagrante si në rastin e Portit të Sarandës.
"Është e vërtetë që kemi sinjalizim që ka cënim të pronës në kuptimin e punimeve që po zhvillohen në Port. Sipas informacionit që kam, kanë hyrë në pjesën që është në administrim nga Ministria e Mbrojtjes. Po të shikosh në territor kemi trashëguar nga 1000 e ca asete nga gjigandomania e kohës. Pjesën më të madhe i kemi dhënë për zhvillim. Kushdo mund të thotë që pse të mos zhvillohet, por burokracisë nuk kemi çi bëjmë, prandaj kemi bërë kallëzim 3 herë në Prokurorinë e Durrësit."-tha Peleshi.
Por çfarë ka ndodhur? Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, thotë se vetë Ministria i ka hapur rrugë privatit të shkelë ligjin me një neglizhencë të treguar në veprimet institucionale. Për paditë e Peleshit, Meçollari thotë se ato janë bërë pa emër. Madje sipas tij, ministria as nuk i ka iniciuar vetë paditë, por është detyruar t’i ngrejë për shkak të ankesave të një ish-pretendenti për pronën. Meçollari tha se ministri Peleshi ka dijeni për shfrytëzimin e pronës së Forcës Detare nga Kastrati prej të paktën 3 muajsh.
"Aty ka shkelje syri, tha kemi bërë tre padi, por paditë janë pa emër. Nuk janë me emër. Janë bërë 8-9 muaj pasi kanë filluar punimet. Punimet kanë filluar në 2021. Nëse do ta krahasojmë me veprimet që kreu ministria në Shëngjin, u bë bllokimi i punimeve nga policia ushtarake. Në rastin konkret, Ministria e Mbrojtjes ka bërë padi pa emër, ia ka lënë topin SPAK dhe nuk ka ushtruar funksionet e saj. Janë 5.2 ha të ndërtuar pa leje. Nuk i bie në sy njeriu? Ministria e Mbrojtjes duhet të jetë e qartë, të përmendë emra. Të shkojë në prokurori, por të ndalojë edhe punimet. Detyrën nuk e ka bërë Ministria e Mbrojtjes me institucionet e saj. Këta e kanë lënë 8 muaj. Një ish-pretendent ka ngritur çështjen dhe pasi ai e ka ngritur çështjen, këta janë detyruar të ngrenë një padi. Ministria e Mbrojtjes ka disa muaj që është e shqetësuar për këtë. Është një person që e pretendon pronën. Ai e ka ngritur problemin. Është tentuar të bllokohet procesi. Në dijeninë time, ministri e di prej 4-5 muajsh.
Meçollari tha se rasti i Porto Romanos është vetëm një nga shumë problemet që kanë dalë me pronat e ushtrisë. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të vendosë sekuestron mbi të gjitha këto prona dhe të kryejë një hetim të plotë mbi to. Është edhe një koncesion tjetër i dhënë në Sarandë. Ka shumë probleme me pronën e Forcës Detare. Pas largimit tim, kemi të paktën 4 raste flagrante. Plani i ri i përhapjes ka disa prona të hequra. Dy prej tyre janë në bregdet. Veprimet antiligjore për pronat e ushtrisë vazhdojnë. I bëj thirrje SPAK të vendosë nën sekuestro të gjitha pronat e Forcave të Armatosura dhe të bëjë një hetim të plotë. Oreksi për pronat e ushtrisë është rritur jashtëzakonisht. "-tha Meçollari./Dosja.al
Aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit. Mësohet se dy makina janë p&...
Vendi ku ndodhi sulmi me armë, Top Channel TIRANË- Top Channel, televizioni që u sulmua me breshëri kallashnikovi një natë m&...
Sulmi tek Top Channel TIRANË- Shoqatat e mediave kanë reaguar pas sulmit të ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i siguri...
Foto Ilustruese VLORË- Kapiteneria e Portit Vlorë ka anuluar lundrimin për sot dhe nesër për shkak të motit të keq....
Një breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje shkaktoi vdekjen e një rojeje në selinë e Top Channel në Tiran&...
5 lekëshi TIRANË- 5 lekëshi është pasuria e Pal Kolës, 60-vjeçarit që punonte roje tek Top Channel. Fotoja e pub...
Sali Berisha: Një akt kriminal i shëmtuar.Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.D...
Foto ilustruese TIRANE- Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtën...
Atentati tek Top Channel TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i objekt...
Sulmi ndaj Top Channel TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar të tjera foto që tregojnë detaje nga sulmi i organizuar ndaj Top Ch...