1 Korrik 2022, 09:51
Nga A.B
Mjeku
TIRANË- Mjeku i spitalit të Traumës, Arben Zenelaj ka treguar detaje nga operimi i 16-vjeçarit i cili u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në Cërrik. Ai ka ndarë një foto të qafës së të miturit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari. Mjeku e quan natën e mbrëmshme si të vështirë e me shumë pak shpresa, pasi menduan se i mituri nuk do mbijetonte dot. Po ashtu, ai kërkon nga shoqëria që të edukojnë brezin e ri dhe të vendosin rregulla për një shoqëri normale, në mënyrë që të parandalohen raste të tilla të rënda.
REAGIMI I MJEKUT Arben Zenelaj:
Nuk ka satisfaksion më të madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq më tepër një 16-vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e: Si do ia dalim? Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë. Kujdes! Jeta një herë vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale- emergjencë kombëtare.

Mbrëmjen e djeshme, i mituri u plagos me thikë nga 15-vjeçari me inicialet N.P. Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa shkaqet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.
arben zenelaj
Aktualitet
1 Korrik 2022, 09:39
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një 52-vjeçar është vendosur në "lupën" e Policisë së Shtetit italian pasi dyshohet se ka ...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 09:23
A.B
Nga Ilir Ikonomi:
SHQIPËRIA NË VITIN 1921. Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Noëlle Roger bënë disa fotografi të...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 09:18
A.B
Policia
DURRËS- Një 60-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi iu zbuluan të ardhura të fshehura që dysho...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 09:11
A.B
Një raport të Qendrës së Përbashkët Kërkimore lidhur me statusin e ajrit, të mjedisit dhe të klimës në ...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 08:52
e.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 41-vjeçar dhe një 60-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 09:02
A.B
Infermier
TIRANË- Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka ngritur shqetësimin për mungesën e mjekëve dhe infer...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 08:59
k.m.
Pamje nga biznesi në Lezhë
LEZHË- Në orët e para të mëngjesit, Lezha është tronditur nga një sasi tritoli...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 08:52
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 08:39
A.B
Saimir Vishaj
TIRANË- Avokati Saimir Vishaj kërkon ndihmë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për të ndërhyrë...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 08:30
A.B
Ambulance
TIRANË- Një person është gjetur i pajetë në Fushë-Krujë. Sipas forcave blu, trupi i pajetë i 37-vje&...