Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se në pranga u vu Marjo Qose, 31-vjeç, i cili dyshohet se i ka marrë një personi 75 000 euro, me premtimin se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
TIRANA- Dy persona të dyshuar për mashtrime me apartamente janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një notere është shpallur në kërkim. Mësohet se në pranga u vu Marjo Qose, 31-vjeç, i cili dyshohet se i ka marrë një personi 75 000 euro, me premtimin se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Mashtrimi ka zgjatur për më shumë se një vit, deri në momentin e ndalimit të autorit.
Gjithashtu bëhet me dije se u arrestua edhe Nani Kolovani 48-vjeç, i cili ka shitur të njëjtin apartament dy herë. Sipas hetimeve, për këtë mashtrim është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari 57-vjeçe, e cila dyshohet se ka hartuar dy kontrata të shitjes për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e saj.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamentet”.
Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
Arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
Arrestohet një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.
Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:
-M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
-N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese SHKODRA- Disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete ...
Elvis Kosova TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në Ti...
Foto ilustruese FIER- Adela Hysenaj, Anisa Cjapi, Martin Dodi dhe Vasil Ceku janë 4 zyrtarët dhe ish-zyrtarët në Fier q&...
Foto ilustruese FIER- Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Fier tashmë duket se janë "në telashe" me drejtësinë pa...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë rreth orës 07:05 ku m&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit në rrug&e...
Adela Hysenaj FIER- Prokuroria dhe Policia në Fier kanë zhvilluar një operacion nga ku raportohet se janë lëshuar masa sigur...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimet e reja të referencës më të larta të propozuara për rrethet në projektvendimin e fu...
Foto ilustruese TIRANA- Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojn...
Foto ilustruese TIRANA- Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të forta të popullatës dhe për rrjedhojë...