LIVE UPDATES
Aktualitet

I moshuari urdhërohet të shkojë në azilun e Fierit/ Nisi të dhunonte gruan, djali ndërhyri por s'i pajtoi dot

Por të dy të moshuarit të ndarë tanimë, qëndronin në të njëjtën hapësirë prej 73 metra katrorë. Për të shmangur agravimin e situatës, gjykata e Fierit ka urdhëruar që i moshuari i dhunshëm të dërgohet në një azil ku dhe duhet t’i nënshtrohet edukimit.

9 Qershor 2022, 19:30 Nga k.m.
I moshuari urdhërohet të shkojë në azilun e Fierit/ Nisi
Foto ilustruese

FIER- Ata janë një çift që rritën së bashku tre fëmijë. Jetojnë në qytetin e Fierit dhe ajo që i ndau ishte dhuna. Por ndonëse gjykata i divorcoi dhe gruaja ndërkohë ishte me urdhër mbrojtjeje, çifti takohej shpesh në kuzhinë ku dhe shpërthente sherri e më pas dhuna. I moshuari ngrinte dorë ndaj ish-gruas, djali i madh ndërhynte dhe rrihte të atin. Kjo ndodhte rregullisht derisa gruaja vrapoi serish në policinë lokale. Por të dy të moshuarit të ndarë tanimë, qëndronin në të njëjtën hapësirë prej 73 metra katrorë. Për të shmangur agravimin e situatës, gjykata e Fierit ka urdhëruar që i moshuari i dhunshëm të dërgohet në një azil ku dhe duhet t’i nënshtrohet edukimit.

Fashikulli gjyqësor ju dha Gazetasi.al, nga burime që vërtetojnë se si rastet e dhunës dhe urdhrat e mbrojtjes janë jo efektivë, atëherë kur nuk ka zgjidhje për strehën e njërës nga palët. Për rastin më të fundit e moshuara tregon se si secili nga partnerët që kishte mbajtur nga një dhomë dhe djali hante bukë nga e ëma dhe flinte në dhomë me të atin, nuk mundi ta minimizojë problematikën.

“Ish burri më tha ik nga lavamani se do bëj darkën. Unë i thashë ti e hëngre darkën. Në ketë kohë më goditi dhe unë rashë në tokë. Ai me ka vënë kusht që të iki nga shtëpia ose do të nxjerr prej flokësh. Para një muaji ai më qëlloi, por unë nuk mora raport mjekësor.

Gjykata e ka dënuar njëherë dhe e ka larguar me 6 muaj nga shtëpia se më dhunoi prapë kur doli nga burgu. E theu urdhrin e mbrojtjes, pasi erdhi përsëri në shtëpi. Ne kemi pasur konflikte të vazhdueshme me njëri- tjetrin. Ai më shan gjithmonë, unë shkoj në lavaman ai vjen në lavaman, shkoj në ballkon, ai vjen në ballkon”, ka deklaruar në polici e moshuara.

Por gjykata e Fierit thotë se i moshuari nuk e ka paralajmëruar që do ta nxirrte nga shtëpia dhe për këtë bazohet tek dëshmia e djalit. Ky i fundit i shqetësuar ka pranuar marrëdhënien tejet të acaruar të prindërve të moshuar.
Teksa as gjykata dhe as burgosja nuk patën rezultat në edukimin e ish bashkëshortit të gruas me inicialet D.S ,duke konsideruar se 70-vjeçari shkeli urdhrin e mbrojtjes, kundërshtoi vendimet e gjykatës dhe përsëriti dhunë, urdhëroi që ai të dalë nga shtëpia. Këtë urdhër 70-vjeçari e quan një grackë nga e moshuara që sipas tij e provokonte që të humbiste qetësinë me qëllimin e vetëm që të ushtronte dhunë e të dënohej serish. Gjykata thekson se gruaja me inicialet D.S i dha fund martesës atëherë kur marrëdhëniet midis tyre jo vetëm që nuk ishin më të mira, por pa se bashkëshorti vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim të nisur kur fëmijët ishin në moshë madhore.

Por 70-vjeçari i kujton gjykatës se ai është sëmurë dhe se ish-gruaja e bëri denoncimin në bashkëpunim me njërin nga fëmijët. Sipas tij kjo për të realizuar nxjerrjen e tij nga banesa e për pasojë mos kujdesjen ndaj tij. Sipas burimeve të Gazetasi.al, 70-vjeçari këmbëngul se dikur i jepte shuplaka të shoqes, por tanimë që djali është rritur nuk e prekte me më dorë. Kjo për faktin se ka frikë nga djali se mos e rreh siç kishte vepruar në disa raste.

“Më mori inspektori i policisë në telefon dhe me tha që ka ardhur ish-bashkëshortja dhe ka bërë një denoncim dhe duhet të vish në Komisariat. Nuk është e vërtetë që unë kam ushtruar dhunë ndaj paditëses. U ktheva në shtëpi në orën 12:30 dhe mora ushqimet e mia në frigorifer dhe hëngra drekë.Më pas rashë të flija gjumë dhe u ngrita në ora 6:10 pasdite. Kur unë hëngra darkë në kuzhinë nuk kishte njeri dhe në këtë kohë mora një tenxhere. Do ta vija në sobë për të gatuar sepse gatuaj vetë dhe më kanë ndarë”,ka deklaruar i moshuari.

Ky shtetas madje në dëshminë e tij që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al, pretendon se kishte marrë masa personale ndaj të birit atëherë kur ky në një rast e kishte rrahur babain.

“Unë djalin e madh e kam proceduar para 6-ditësh, pasi ai me qëlloi. Nuk e kam shtyrë paditësen, po ajo më shkeli padashur shapkën time dhe ra. Unë kam kaluar shumë mirë me paditësen dhe arsyeja pse e kam ndarë është se nuk më bindet. Atë ditë djali ishte në ballkon dhe ishte prezent në provokimin që më bëri gruaja dhe po ta kisha qëlluar, ai do më kishte rrahur",- këmbëngul ai.

Gjykata e këtij qyteti vlerëson se jo vetëm kryefamiljari duhet të largohet serish nga shtëpia, por ai është i detyruar me vendim gjykate që të edukohet në programe psikosociale.
E gjitha kjo që ai të mësojë si të vetëpërmbahet dhe si të sillet edhe atëherë kur të tjerët nuk janë dakord me të. Ndonëse e njëjta gjykatë pranon se klima e acaruar u krijua mbas divorcit të të moshuarve, që vazhduan dhe jetuan nën të njëjtën çati.

Gjykata ka urdhëruar përgjegjësit e programit të rehabilitimit të raportojnë përpara koordinatorit vendor kundër dhunës në familje në Bashkinë Fier. Ata duhet të raportojnë mbi pjesëmarrjen e të paditurit në program dhe ecurinë e tij, në mënyrë periodike si dhe në përfundim të programit në të cilin të përfshihen rezultatet e rehabilitimit të dhunuesit.

Sipas gjykatës nëse dhunuesi nuk merr pjesë në program, përveç rasteve kur ka arsye objektive dhe shkaqe të përligjura për mospjesëmarrjen, atëherë me kërkesë të mbledhjes ad hoc të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje ose të subjekteve të parashikuara nga neni 13 i Ligjit Nr. 9669/2006, zbatohen dispozitat e Kodit Penal, për veprime të kryera në kundërshtim me vendimin e gjykatës për urdhrat e mbrojtjes.”

Në këtë pikë i moshuari insiston se gruaja i bëri puç, së bashku me djemtë që mos të përfitojë nga shtëpia e përbashkët.

“Kjo formë e gjetur prej ish-bashkëshortes dhe djalit, është marrë në mënyrë që të më largojnë nga shtëpia dhe të më mohojnë kontributin që kam dhënë, ku edhe mobiliet dhe çdo gjë është me punën dhe djersën time”,shton i moshuari.

Por gjykata këmbëngul se ai jo vetëm duhet të dalë nga banesa ku ai rezulton pronar, por që gjithashtu në rast se nuk ka kush ta mbajë, mbasi nuk ka shtëpi tjetër, të strehohet në një azil./Marrë nga GazetaSi

fier azili i fierit dhune ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet