LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj Marklen Hakës/ Dëshmitarët në Nikël: S’pamë gjë (Kamerat nuk punojnë)

I vendosur në rreth të vrasësve për tu eliminuar, në të dytin atentat të dështuar Marklen Haka, i cili jeton vetëm me të atin në Nikël mori mjekimin e parë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet jashtë rrezikut.

10 Qershor 2022, 18:47 Nga DOSJA
Atentati ndaj Marklen Hakës/ Dëshmitarët në Nikël:

I shpëtuar falë një mrekullie, nga një breshëri plumbash që e falën por vetëm njëri prej tyre  e kapi rikoshet në nofull, Marklen Haka vazhdon të insistojë përpara policisë se nuk ka problem me askënd dhe se e kanë ngatërruar. Me tezën se nuk pa askënd mbasi vrasësit ishin në një automjet me xhama të errësuar, i riu ashtu siç thanë edhe dëshmitarët në polici tregon se nuk ka asnjë të dyshuar.

Ky qëndrim jo vetëm i shënjestrës së atentatit por të dëshmitarëve okularë, sipas policisë vjen nga frika  dhe distancimi ndaj telasheve kriminale që ndodhin në zonën e Niklës, Fushë Krujës dhe akoma më tej Lezhës dhe Laçit. I vendosur në rreth të vrasësve për tu eliminuar, në të dytin atentat të dështuar Marklen Haka, i cili jeton vetëm me të atin në Nikël mori mjekimin e parë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet jashtë rrezikut.

I riu nga Nikla fshati për të cilin Gazeta Si ka bërë një reportazh muaj më parë është shfaqur i rezervuar për policinë dhe ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka përsëritur fjalinë: Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri.

Më poshtë Gazeta “Si” po zbardh pjesë të dëshmisë së tij në spital dhënë për agjentët e krimeve ku dhe tregon axhendën  e ditës së atentatit ku vrasësit nga një mjet ende i paidentifikuar lëshuan me breshëri 17 plumba

“Isha për një kafe në një lokal në Tapizë dhe po kthehesha për të shkuar në shtëpi. Më ndoqi një makinë që nuk e identifikova, makina më ndoqi  nga Tapiza deri në kthesën e Niklës. Kur u ktheva ula shpejtësinë dhe ata u afruan dhe më qëlluan. Nuk i fiksova, ulën xhamat që ishin të zinj. Unë isha  vetëm në timon. Dyshoj që kanë qenë dy persona por nuk jam i sigurt, nuk i pashë. Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri”

Grupi i hetimit i thotë Gazetës “Si” se ka pyetur punonjës të mobilerive pranë skenës së krimit, por të gjithë kanë treguar se u përpoqën të shpëtojnë duke u futur nën tavolina. As ata nuk kanë parë gjë. Njëri nga dëshmitarët i thotë policisë se dëgjoi vetëm krisma  dhe këtë version e mbajnë edhe të tjerët.

Policia i tha në rrugë jo zyrtare Gazetës “Si” se ka kontrolluar për kamera pranë këtyre subjekteve dhe ka kuptuar se në mobilerinë më të afërt kamera kishte kënd tjetër. Ndërsa dy të tjera nuk punonin.

“Ne kemi dërguar agjentë që po sekuestrojnë kamera sigurie përgjatë këtij aksi”, këmbënguli një zyrtar i policisë lokale në Krujë, sipas të cilit çelësi i hetimeve është vetëm Marklen Haka dhe rrëfimi i ti, diçka që refuzon ta bëjë.

Më herët me të njëjtin skenar Haka që po udhëtonte me hallën e tij 50 vjecare u gjend nën breshërinë e dhjetëa plumbave. Shpresa Basha humbi jetën nga ky atentat e cila u hodh në mbrojtje të të riut, që është djalë i vetëm. Për policinë Marklen Haka është dënuar më armëmbajtje pa leje të një pushke që ju gjet në shtëpinë e prindërve nga policia.

Por ndërsa për këtë krim u dënua me një vit heqje lirie, ai është shoqëruar dhjetëra herë në komisariate i dyshuar për akuzën e vendosjes së lëndës plasëse, dhe për vrasje. Ngjarja për të cilën i riu këmbëngul se nuk është i përfshirë është ajo e ekzekutimit të një biznesmeni në Tiranë në 2011, mbas sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Nadien Zenelit.

Ai vërejti në polici se nuk ishte ai autori dhe në përfundim gjykata e la të lirë mbasi krimi rezultoi i paprovuar.

I shpëtuar nga planet për ta ekzekutuar, i riu është konsideruar si pjesë e bandës së Niklës dhe Renea e ka vizituar jo pak herë shtëpinë e tij dhe të fisit të tij ku dhe janë zbuluar municione dhe armë luftarake./GazetaSi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës