All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

FOTOJA- Atentati në Don Bosko, arrestohet Nikoll Sherrniku, i dyshuar edhe tek vrasja e policit Xhulio Prela

Ende nuk dihet se me porosi të kujt ka ndodhur i gjithë sulmi që la 6 të plagosur dhe i mori jetën punonjëses së pafajshme. 

7 Qershor 2023, 16:13 Nga k.m.
FOTOJA- Atentati në Don Bosko, arrestohet Nikoll Sherrniku, i dyshuar edhe
Nikoll Sherrniku dhe Xhulio Prela
All - Paragraf - 1

TIRANË- Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, është vendosur në pranga sot nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se është personi që ka siguruar mjetet për të kryer të ashtuquajturën masakra e Don Boskos, ngjarje në të cilën ndërroi jetë bankierja, Mimoza Paja. Por kjo nuk është hera e parë që Sherrniku bëhet lajm për kronikën e zezë. Në vitin 2022, ai u ndalua bashkë me Flutura Berishën, ndërsa në mjet kishin një armë zjarri "tip" kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole. Bashkë me ta ishte dhe një i mitur, 15 vjeç, e të gjithë bashkë në momentin e ndalimit po vëzhgonin një ndërtesë në Kune të Shëngjinit. Me shumë gjasa për të kryer një vrasje. 

Por në momentin që ka parë Policinë e Shtetit, Flutura Berisha ka dalë nga mjeti i blinduar me xhama të zinj, i llojit ‘Toyota’. Ajo ka marrë kallashnikovin dhe çantën ku mbante dy radio-marrëse si ato të Policisë së Shtetit. Berisha ka tentuar që t’i fshehë municionet, por është kapur në kohë nga efektivët. Kallshnikovi e radiot janë gjetur e sekuestruar gjithashtu. 

Po ashtu, Nikoll Sherrniku, një emër i njohur për Policinë e Shtetit ishte zyrtarisht në masën ‘arrest shtëpie’, sepse u vu në pranga si i i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020, për të cilën u akuzua edhe Brilant Martinaj, i cili u vra bashkë me dy shokët e tij në Fushë Krujë në korrik të vitit të shkuar.

Por pas arrestimit, Sherrniku, më vonë u lirua dhe u la në ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e theu për të shkuar në Shëngjin. Mesa duket është liruar edhe pas ngjarjes së Shëngjinit dhe ka përgatitur gjithçka që i është kërkuar për të sulmuar lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko. Por ende nuk dihet se me porosi të kujt ka ndodhur i gjithë sulmi që la 6 të plagosur dhe i mori jetën punonjëses së pafajshme. 

Çfarë ndodhi dhe pse u vra Mimoza Paja?

Masakra ndodhi më 12 Mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al

nikoll sherrniku xhulio prela

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet