8 Qershor 2022, 19:53
Nga k.m
Edison Harizaj dhe Genci Caci
TIRANË- Gjergji Caci, babai i Genci Cacit, i cili mbeti i vrarë në atentat bashkë me Edison Harizajn ka treguar si e ka marrë vesh lajmin. Sipas dëshmisë të siguruar në emisionin “Në shënjestër”, Caci tha se në momentin që ka marrë vesh lajmin ka qenë më bashkëshorten në Tiranë. Më pas, me të marrë vesh lajmin është nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku ndërroi jetë dhe i biri.
“Djali jonë nuk kishte asnjë konflit. Atë ditë unë dhe bashkëshortja, jam gjendur në Tiranë. Në drekë, bashkë me bashkëshorten shkuam në shtëpi. Genci sapo ishte ngritur nga gjumi. U nisëm për në Vlorë pasi do të bënim një vizitë tek një kushëri i joni. Në mbrëmje nga telefonuan dhe na thanë se Genci ishte plagosur. U nisëm me urgjencë drejt Durrësit, më pas në spitalin e Traumës. Genci ndërroi jetë më vonë. Në lidhje me makinën, nuk e dija që ishte në emër të djalit,”-thuhet në dosje.
Harizaj u vra më 7 nëntor 2018, ndërsa ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tij, ku mbeti i plagosure dhe më pas ndërroi jetë në spital edhe Genci Caca. Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.
Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to. Ai njihej edhe si mik i Emiljano Shullazit.
Aktualitet
8 Qershor 2022, 19:44
I.A
Sekuestrimet
FRANCË- Tetë shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Francë për trafik droge. Mësohet se shqi...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 19:48
k.m
Edison Harizaj
TIRANË- Amarildo Harizaj, vëllai i "Edison faqedjegurit", i cili u vra 4 vite më parë, duket se nuk ka pasur dijeni lid...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 19:40
k.m
Xhevdet Troplini
TIRANË- Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini, i njo...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 19:16
Pamje nga aksioni
KSAMIL- Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka nisur një aksion ditën e sotme për të prishur ndërtimet...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 18:46
Lumi i Shales
TIRANË- Agjensia Kombëtare e Turizmit në vend ka ngatërruar vendodhjen e Lumit të Shalës. Me anë të n...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 18:40
k.m
Marklen Haka
FUSHË KRUJË- Marklen Haka ka mbetur i plagosur me një plumb në nofull, nga një person që dyshohet se e njihte. K...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 18:16
I.A
Pamje nga reshjet
TIRANË- Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme. Mësohet se era e fortë si dhe reshjet e d...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 18:04
k.m
Gentian dhe Nezir Beqiri-Florenc dhe Ardjan Çapja
ELBASAN- Vazhdon gjyqi për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, por sot nj&...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 17:55
F.M
Lulzim Muça
KAVAJË- Efektivit Lulzim Muça iu vendos tritoli për shkak të detyrës. Në këtë përfundim k...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 17:30
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës. Me a...