LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati në Fushë-Krujë/ Dëshmitari okular: Bejtjan e kam kushëri, 3 persona ikën me vrap, por njëri…

Personi i parë që dëgjoi krismat e gjata të armëve që vinin nga fare pranë banesës së tij, ishte një i afërm i Gentjan Bejtjas. Ai doli i pari të shikonte se ç’po ndodhte jashtë banesës së tij dhe që u përball me pamjet e rënda të atentatit. Ai tregoi për grupin hetues, se nuk mundi të shquante në errësirën e natës, autorët.

5 Korrik 2023, 20:59 Nga A.B
Atentati në Fushë-Krujë/ Dëshmitari okular: Bejtjan e kam
Gentjan Bejtja

TIRANË- Detaje nga atentati i rëndë ndodhur në Fushë-Krujë, me shënjestër Gentjan Bejtja, por që mbeti i vrarë kunati dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Për të ky nuk ishte atentati i parë në radhë, por ndër gjithë të tjerët që i kishin ndodhur në harkun kohor të pak viteve, ky ishte më i rëndi.

Jo thjesht për faktin që plumbat këtë herë u derdhën në hyrjen e banesës së tij, por sepse ndryshe nga të gjithë sulmet e tjerë të armatosur, plumbat këtë radhë nuk kursyen as dy fëmijët e tij mitur. Por Gentjan Bejtja, ky personazh problematik i botës së krimit, ishte i paralajmëruar shpesh për fatin e keq që e priste.

Ai e dinte fort mirë këtë gjë, dhe ishte kjo ndoshta arsyeja përse pjesën më të mirë të kohës ai e kalonte i strukur thuajse në ilegalitet të plotë. Aq sa në fshatin Larushk, në Fushë-Krujë, ku jetonte me familjen, në këtë vilë në dukje jo edhe aq të fortifikuar, por me hapësirën e nevojshme, nga ku mund të kontrollonte të gjithë peisazhin kërcënues përreth, ai dukej shumë rrallë kohët e fundit.

Gjë për të cilën mesa duket kishin dijeni edhe shënjestruesit e tij, ata të cilët kishin kohë që e ndiqnin nga pas për ta vrarë. Me siguri, të njëjtët, që i kishin kryer disa atentate në seri, por që kishin mundur vetëm ta dëmtonin fizikisht, por jo ta eliminonin plotësisht.

Në këtë vazhdë atentatesh, mendohet të ketë qenë edhe ai më i fundit, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 4 korrik 2023, këtë radhë në portën e vilës së tij, ku këtë herë, atentatorët apo porositësit e eliminimit të Gentjan Bejtjes, mesa duket kishin marrë urdhër që tashmë të qëllonin pa hezitim edhe ndaj familjes së tij, të ngushtë, dy fëmijëve të tij ende në moshë të vogël.

Ata lanë të plagosur rëndë djalin e tij të madh 13 vjeçar, dhe lënduan lehtë më të voglin, vetëm 10 vjeç.

Ndërkohë i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino, 29 vjeç. Një sinjal i qartë tanimë për objektivin Gentjan Bejtja, se në arritjen e qëllimit për ta eliminuar, vrasësit nuk do të kursenin më askënd. Sado që ai të fshihej… madje as fëmijët, gjënë e tij më të shtrenjtë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtja, mëngjesin e datës 4 Korrik 2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë shtetasi Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, respektivisht nipat e tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetimor, gjithçka thuhet se ka ndodhur në harkun kohor të pak minutave, në ndërrimin e mesnatës.

Autorët, të cilët dyshohen se kanë qenë tre të tillë, mendohet se e kanë pritur makinën e drejtuar nga kunati i objektivit të atentatit, në të cilët udhëtonin edhe dy nipërit e tij, në rrugën kryesore të fshatit Larushk. Vetëm 100 metra larg vilës së familjes së Gentjan Bejtjas. Ata dyshohet se sapo kanë parë makinën që të afrohej, kanë dalë me armë zjarri në duar dhe janë drejtuar me shpejtësi, drejt automjetit ku ndodheshin Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe dy nipërit e tij, në këtë rast djemtë e objektivit të vërtetë të atentatit.

Sipas provave të gjetura në vendngjarje, autorët mendohet se kanë derdhur drejt makinës së viktimave të tyre, mbi 20 plumba. Çka tregon edhe për ashpërsinë me të cilën ata kanë vepruar

Dosja Hetimore

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti 24  gëzhoja plumbash. Ndërsa 4 gëzhoja janë gjetur në vendin ku ka qëndruar fillimisht e ndaluar makina e autorëve. 

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Personi i parë që dëgjoi krismat e gjata të armëve që vinin nga fare pranë banesës së tij, ishte një i afërm i Gentjan Bejtjas. Ai doli i pari të shikonte se ç’po ndodhte jashtë banesës së tij dhe që u përball me pamjet e rënda të atentatit. Ai tregoi për grupin hetues, se nuk mundi të shquante në errësirën e natës, autorët.

Por ndërsa grupi hetues, po kryente shoqërimet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia u lajmërua për një makinë e cila ndërkohë po digjej, jo shumë larg vendit të atentatit, në fshatin Tapizë, në Kamëz.

Por edhe pse vila e Gentjan Bejtjas, ishte e survejuar nga të gjitha anët e saj nga kamerat e sigurisë që monitoronin të gjithë territorin, sipas grupit hetues pamjet filmike, kanë mundur të inkuadrojnë vetëm një nga autorët e atentatit.

Edhe pse në vendngjarje, thuhet të kenë qenë edhe tre të tillë. Gjatë kqyrjes së makinës së djegur në Tapizë, policia gjeti në brendësi të saj 3 kallashnikovë.

Ndërsa ashtu si në shumë raste të ngjashme, edhe këtë herë targat e përdorura në makinën e autorëve, rezultuan të vjedhura, këtë radhë në Tiranë.

Dëshmitari okular:

Në atë orë, kur ndodhi atentati unë isha në shtëpi. Me të dëgjuar krismat, dola të shikoja nga kati i dytë i banesës sime, që është ngjitur me atë të Gentjan Bejtjas, të cilin e kam kushëri, se çfarë kishte ndodhur. Në atë moment, unë pashë tre persona të largoheshin me vrap, por nuk munda të shquaja asnjërin prej tyre. Arrita të shquaj që një prej atentatorëve i priti në makinë. Me t’u afruar te makina, ata qëlluan sërish, këtë herë në ajër.

Por edhe pse viktimë e sulmit mbeti 29 vjeçari, Ramazan Sino, në këtë rast kunati i Gentjan Bejtjas, grupi hetues nuk ka dyshime se objektivi i vërtetë i këtij atentati tragjik, ishte vetë ky i fundit.

Sipas grupit hetues, autorët kanë hapur menjëherë zjarr në momentin që Ramazan Sino po zbriste nga makina me nipërit e tij. Ndërsa kanë nisur të qëllojnë edhe pasi kanë kryer atentatin. Këtë herë në makinën që kishin lënë në rrugë, kjo me siguri për të frikësuar çdokënd, që ndërkohë mund tu kundërpërgjigjej me armë.

“Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar dy herë. Njëherë tek banesa e Gentjan Bejtjas dhe disa herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjetën dhe 4 gëzhoja, ku në total janë sekuestruar 28 gëzhoja”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas të dhënave që ka siguruar emisioni ‘Në Shënjestër’, Gentjan Bejtja thuhet të jetë kthyer në banesën e tij, vetëm një natë përpara atentatit. Gjë e cila duket se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së vrasësve të tij, të cilët mesa duket kishin kohë që i ishin qepur nga pas për ta eliminuar.

Por që masat të cilat Bejtja kishte marrë, nuk ua kishin mundësuar një gjë të tillë./ BalkanWeb

gentian bejtja

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë