LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati në Shkodër, në kërkim djali i ish-Presidentit të Vllaznisë e shoku i tij, haku për sherrin e 2019

• Tonato Fushaj, 20 vjeç dhe Bajram Çekorja, 24 vjeç janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se jan autorë të atentatit që iu përgatit Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Fushaj, djali i biznesmenit dhe ish-Presidentit të ekipit ‘Vllaznia’, Valter Fushaj dyshohet se e ka kryer këtë atentat pasi në vitin 2019 është konfliktuar me Bruçin. Ky i fundit e ka qëllluar me thikë duke e lënë të plagosur. • Siç duket, këtë sulm, Fushaj nuk e kishte harruar as pas dy vitesh dhe mbrëmjen e 25 gushtit e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. • Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Në kërkim për atentatin ndaj Bruçit, Tonato Fushaj është djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, fotoja me ‘Ferrari’

Atentati në Shkodër, në kërkim djali i ish-Presidentit
Tonato Fushaj

SHKODËR- Tonato Fushaj, 20-vjeçari i shpallur në kërkim pasi akuzohet për atentatin ndaj Alban Bruçit është djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Dosja.al ka siguruar foton e të riut që ndodhet në arrati që prej mbrëmjes së 25 gushtit

Ai dyshohet se është konfliktuar fillimisht para dy vitesh me Albano Bruçin., ky i fundit rezulton se në vitin 2019 e ka qëlluar me thikë. Ndërsa më 25 gusht të këtij viti, sipas akuzave të ngritura deri më tani, Fushaj ka planifikuar të marrë hak. Ai ka hipur mbi një motor bashkë me Bajram Çekorjan, i shpallur gjithashtu në kërkim dhe të dy i kanë zënë pritë Bruçit.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë zbrazur 20 plumba në drejtim të mjetit në të cilin ndodhej Bruçi. Ky i fundit ka arritur të dalë nga mjeti dhe ka shkuar neë Komisariatin e Policisë së Sarandës për të denoncuar atentatin që iu bë. Në dëshmi, 25-vjeçari tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan se pas sulmit fshihej Fushaj e Çekorja.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është Barjam Çerkoja, i shpalluri në kërkim për atentatin në Shkodër

Atentati në Shkodër, në kërkim djali i ish-Presidentit
Bajram Çekorja

SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Bajram Çekorja, 24-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës për atentatin e ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit. Mësohet se Çekorja ishte në një motor me Tornato Fushën. Të dy i zunë pritë Alban Bruçit dhe zbrazën 20 plumba në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte 25-vjeçari. Por, Bruçi shpëtoi dhe denoncoi ngjarjen në polici.

Çekorja është një person me precedent penalë. Në vitin 2019, ai pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e grupit kriminal të Bajrave.  

3 VITE ME PARE

Në kërkim për atentatin ndaj Bruçit, Çekorja fshehu në shtëpi anëtarin e grupit kriminal të Bajrave

Atentati në Shkodër, në kërkim djali i ish-Presidentit
Bajram Cekorja dhe Barush Bregu

TIRANË- Bajram Çekorja, një nga të rinjtë e shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit, nbgjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër, rezulton të jetë një person me precedent penalë. Çekorja është vënë në pranga në vitin 2019, pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu ishte vënë nën hetim që prej muajit gusht 2018, kur një seri ngjarjesh kriminale përfshinë qytetin e Shkodrës.

Bregu akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ. Bashkë me Bajrajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Shkodër por që ende nuk janë zbardhur.

Gjatë operacionit të arrestimit, atij iu gjet në banesë edhe një armë zjarri. Barush Bregu ishte i dënuar dhe me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.

Me ndihmën e Çerkojës, ai ishte fshehur në një banesë në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit. Madje shumë herë kishte dalë i armatosur në publik. Por, siç duket, edhe pas prangosjes në vitin 2019, Cerkoja ka gjetur mundësinë për të fituar lirinë. Mbrëmjen e 25 gushtit ai ishte në një motor me Tornato Fushën. Të dy i zunë pritë Alban Bruçit dhe zbrazën 20 plumba në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte 25-vjeçari. Por, Bruçi shpëtoi dhe denoncoi ngjarjen në polici.

3 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër, policia: Tornato Fusha e Alban Bruçi ishin zënë dy vite më parë

Atentati në Shkodër, në kërkim djali i ish-Presidentit
Alban Bruçi

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për identifikimin dhe shpalljen në kërkim të dy të rinjve që qëndrojmë pas atentatit të Alban Bruçit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit. Në njoftim bëhet me dije se Tonato Fushaj, 20 vjeç është konfliktuar para dy viteve me Bruçin. Ky i fundit e ka plagosur me thikë Fushajn dhe ky dyshohet të jetë motivi i organizimit të atentatit. Në kërkim bashkë me Fushajn është shpallur edhe Bajram Çekorja, 24 vjeç.

Si ndodhi atentati?

Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Shkodër/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 25.08.2022, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. B. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve: -T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Breshëri plumbash ndaj Bruçit në Shkodër, identifikohen e shpallen në kërkim autorët

Atentati në Shkodër, në kërkim djali i ish-Presidentit
Alban Bruçi dhe vendi nga atentati në Shkodër

SHKODËR- Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit. Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë. 

Autorët ishin mbi një motor kur i zunë pritë mjetit tip “Audi” që drejtohej nga 25-vjeçari Alban Bruçi, në lagjen 'Rus'. I riu po shkonte në shtëpi, por motori i doli para dhe një prej të rinjve qëlloi me armë zjarri drejt mjetit të Bruçajt. 25-vjeçari arriti të dilte nga mjeti dhe u shpëtoi plumbave.

Ai shkoi në komisariatin e Policisë ku denoncoi ngjarjen. Në dëshminë e tij, i riu thotë se nuk ka konflikte, por pista ku po hetohet është një ngjarje në të cilën Bruçaj është përfshirë në vitin 2016. Alban Bruçi ka kryer një plagosje në këtë vit dhe është arrestuar për 'tentativë vrasjeje', e nuk dihet se si është liruar në një hark kohor kaq të shkurtër.

bajram cekorja tonato fushaj atentat ne shkoder alban bruçi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron