LIVE UPDATES
Aktualitet

Përdhunimi në Vlorë, zbulohet arsyeja e pezullimit të dy OPGJ-ve që ndoqën rastin: Nuk sekuestruan celularët dhe i çuan ekspertizat

Gjatë hetimeve të kryera nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se dy oficerët kanë kryer një hetim të gabuar, duke rrezikuar të sjellë pasoja parikuperueshme në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

4 Nëntor 2023, 14:10 Nga Elton Qyno
Përdhunimi në Vlorë, zbulohet arsyeja e pezullimit të dy
Përdhunim

TIRANË- Neglizhenca në mënyrë të gabuar e hetimit dhe mosadministrimi në kohë i provave materiale, lidhur me ngjarjen e përdhunimit të 26-vjeçares D.M në Vlorë, ka sjellë pezullimin nga detyra dhe bllokimin e daljes jashtë shtetit të dy oficerëve të çështjes, Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla.

Gjatë hetimeve të kryera nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se dy oficerët kanë kryer një hetim të gabuar, duke rrezikuar të sjellë pasoja parikuperueshme në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

“Ora News” ka mësuar se gjatë kryerjes së veprimeve, oficerët nuk i kanë sekuestruar aparatet telefonike dy personave të arrestuar, Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit.

Telefonat e dy personave policët ja kanë dorëzuar familjarëve, ndërsa nga ana tjetër kishin njoftuar arrestimin e tyre. Makinat e braktisura do mblidhen/ Baka: Plan për të liruar hapësirat publike, pronarët do kenë 2 javë kohë për të postuar mjetet

Vetëm pasi dosja hetimore ka mbëritur në prokurorinë e Vlorës dhe kur prokurorët kanë kërkuar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të telefonave, është mësuar se në dosje nuk ndodheshin telefonat e dy personave të arrestuar.

Prokurori ka kërkuar nga oficerët Cipa dhe Hajrulla, që të dorëzonin aparatet e telefonit të dy të arrestuarve, por prej tyre kanë marë përgjigjen se telefonat ia kishin kthyer familjarëve të Tahirit dhe Cenos.

Nisur nga kjo situatë, prokurorët kanë urdhëruar familjarët që do dorëzojnë në mënyrë urgjente dy aparatet telefonike që Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, kishin përdorur mbrëmjen e 21 Tetorit, ku kanë abuzuar seksualisht me 26-vjeçaren D.M.

"Tërbohet" moti në Shqipëri, sinoptikani Osmani: Rreshjet nuk ndalen deri të hënën, në veri do ketë rrebeshe dhe borë
Dyshimet e hetuesve të prokurorisë së Vlorës, janë se brenda këtyre telefonave mund të gjenden video dhe foto, të kryera gjatë momentit të abuzimit seksual me vajzën 26-vjeçare.

Këto dyshime vijnë pas informacioneve operative që ka mbledhur policia dhe prokuroria. Ndërsa do jetë ekspertiza kompjuterike që do saktësojë nëse ka vërtet video apo foto tek këto telefona ose jo.

Por hetuesit thonë se shpresat për gjetjen e videove kompromentuese janë të zbehta, pasi ato mund të jenë fshirë gjatë periudhës kur telefonat kanë qëndruar në dorë të familjarëve.

Njëherësh oficerët gjatë trajtimit të kësaj dosje penale, nuk kanë çuar në kohën e duhur ekspertizat mjeko-ligjore, për analizimin e mostrave të gjakut të sekuestruara në dhomën nr.201 të hotelit dhe analizimin që përcakton nëse vajza është abuzuar seksualisht ose jo.

Virozat, dyndje te mjekët. Brati: Vaksinohuni, evitoni ambientet me shumë njerëz dhe ambientet e mbyllura
Të shtunën e 21 tetorit 2023, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli.

Një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin.

Ndërkohë më 24 tetor 2023 policia njoftoi se vijonte puna për arrestimin e një personi të katërt, Vilion Kapaj, 36 vjeç për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës.

Dy ditë më parë, 2 nentor, përfaqësues të shoqërisë civile protestuan para prokurorisë së Vlorës duke kërkuar mbrojtjen e viktimës së dhunës seksuale dhe dënimin maksimal të autorëve.

ervis cipa ornela hajrulla albi ceno

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion