LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu goditet me thikë në bark, KLP reagon kundër medias

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxitoi të merrte në mbrojtje një punonjëse të radhëve të veta, më parë se të shqyrtonte rrethanat e një ngjarjeje që për pak sa nuk rezultoi fatale për jetën e një të riu. KLP lëshoi një deklaratë për mediat ku nuk miratohet informacioni jo zyrtar, duke e quajtur jo zyrtar përballjen e vetë gazetarit me prokuroren.

10 Prill 2025, 21:10 Nga E. D
I riu goditet me thikë në bark, KLP reagon kundër medias
foto ilustruese

TIRANË- Në fillim të javës emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tri herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, me iniciale K.C. dhe A.B., pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars ata e kishin goditur të riun më sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika.

Prindërit e viktimës akuzojnë autoritetet për mosmarrje masash duke theksuar se A.B., nuk është proceduar, ndërsa K.C., u la i lirë me detyrim paraqitje. Për këtë rast “Stop” pyeti prokuroren Esmeralda Basho, e cila bëri “të intimiduarën” nga pyetjet me kamera e mikrofon.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxitoi të merrte në mbrojtje një punonjëse të radhëve të veta, më parë se të shqyrtonte rrethanat e një ngjarjeje që për pak sa nuk rezultoi fatale për jetën e një të riu. KLP lëshoi një deklaratë për mediat ku nuk miratohet informacioni jo zyrtar, duke e quajtur jo zyrtar përballjen e vetë gazetarit me prokuroren.

Disa nga njerëzit e drejtësisë, ish-krerët e KLP, Alfred Balla, Tartar Bazaj por edhe Gentian Trenova, Eugen Beci dhe Arben Llangozi, dënojnë deklaratën e KLP-së duke argumentuar se gazetari ishte në të drejtën e vet.

Edhe përfaqësuesit e shoqatave të mediave, Armand Shkullaku dhe Aleksandër Cipa thonë se roli i medias është kontrolli ndaj pushteteve të tjera dhe informimi i publikut prevalon ndaj cdo argumenti tjetër.

Armand Shkullaku: Mendoj që është një reagim i pavend. Ndoshta e kanë ndier për obligim të tregojnë që janë duke bërë diçka për të justifikuar pagat e larta që marrin dhe nuk kanë me se merren tjetër. Duan t’i japin vetes një lloj veshjeje dhe një lloj mbrojtjeje që shkon përtej edhe logjikës dhe rregullit elementar. Prokurorja e Sarandës ose kryeprokurorja e Sarandës nëse doni, nuk është seli e fshehtë, nuk është Papa. Edhe Papa nëse del në rrugë, gazetari ka të drejtë t’i zgjasë mikrofonin dhe t’i bëjë një pyetje, jo më një prokurori dhe duhet t’ia kujtojë vazhdimisht, kjo nuk është detyrë, por duhet ta bëjmë se s’kemi ç’bëjmë, ata paguhen nga taksat tona, pra nuk është se paguhemi ne prej tyre, ata paguhen nga taksat tona, janë në shërbimin tonë dhe sa herë që ne do të konstatojmë se ata nuk e bëjnë siç duhet detyrën e tyre, është obligim nga ana jonë që këtë gjë ta tregojmë, pastaj sesi veprojmë, si e ndërtojmë kronikën, si e bëjmë reportazhin, si e marrim informacionin, kjo ka të bëjë me ne. KLP bën mirë që nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mos bëhet Këshilli i Lartë i Punëtorisë, të shohë detyrën për të cilën paguhen dhe për të cilën i ka votuar ligjvënësi./tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet