LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu rreh të atin dhe kthen përmbys shtëpinë. Policia: Është përdorues droge, ushtroi dhunë për para

Konfliktet midis të dyve u agravuan nga kërkesat e shtetasit K.H., që vazhdimisht kishte kërkesa për para, që më pas i shpenzonte në kafene.

2 Gusht 2022, 16:48 Nga k.m.
I riu rreh të atin dhe kthen përmbys shtëpinë. Policia:
Foto ilustruese

TIRANË- Një 25-vjeçar përfundoi nën akuzë nga policia për dhunën ndaj të atit, ndaj të cilit jo vetëm ngriti dorë, por edhe e kërcënoi se do ta masakronte. I moshuari, bëjnë me dije burimet e policisë numër një, u ankua pranë uniformave blu, pasi u bind se i riu po përkeqësohej.

Konfliktet midis të dyve u agravuan nga kërkesat e shtetasit K.H., që vazhdimisht kishte kërkesa për para, që më pas i shpenzonte në kafene. Ai ishte i papunë dhe sipas policisë, së fundmi babai refuzoi t’i jepte të holla, duke i kërkuar që të siguronte të ardhura si ai.

Duke qenë se e ëma ishte në Itali, ku dhe po kurohet, 25-vjeçari mësohet se telefonoi mamanë dhe i kërkoi që të ndërhynte tek fqinjët për t’i dhënë para. Bëhet me dije se kryefamiljari u informua nga gruaja për telefonatën dhe menjëherë ka nisur debatet me 25-vjeçarin, duke i kërkuar llogari.

Gazetasi.al mëson se në sherr e sipër, i riu e paralajmëroi të atin se do ta digjte me benzinë dhe një frazë e tillë e ka terrorizuar kallëzuesin.

Pas këtij kërcënimi, babai kreu kallëzim, por e toleroi fëmijën e tij, duke kërkuar që mos të prangosej.

Pikërisht, sipas burimeve policore, i riu u procedua në gjendje të lirë, por ai nuk korrigjoi asgjë nga sjelljet e tij të dhunshme. Policia i tregon Gazetasi.al, se u telefonua për herë të dytë nga një qytetar, për zhurma dhe konflikte në një familje. Policia shpjegon se kur mbërriti në banesën në fjalë, gjeti çdo gjë të shkatërruar dhe midis kësaj edhe kryefamiljarin e terrorizuar nga dhuna e të birit.

“Nuk është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Djali e hodhi përmbys shtëpinë, shkatërroi orenditë, mua më shtyu, më gjuajti me shpullë”, - deklaron babai para policisë.

Burimet bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, i riu ia ka hedhur fajin denoncuesit.

“Babai ka probleme këto kohë, po kalon një gjendje mërzitjeje dhe ndaj gjendja në familje është kaq problematike”.

Por policia sqaron për Gazetasi.al se të dhënat e sistemit TIMS konfirmojnë faktin që i riu me inicialet K.H., rezulton problematik në fushën e shpërndarjes së drogës dhe të vjedhjeve. Policia është e bindur se i riu është përdorues droge dhe për të siguruar para për dozat, ai ushtroi dhunë ndaj familjarit për të siguruar para./GazetaSi

tirane dhune ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet