LIVE UPDATES
Aktualitet

I shet 420 krerë bagëti, kasapi ndërron jetë dhe nuk bën pagesën prej 36 milionë Lekësh

Familja e Nazif Fetës u drejtua edhe në Gjykatën e Beratit, prej nga doli një urdhër ekzekutimi mbi deklaratën e firmosur mes palëve. Sot, banorët nuk kanë bërë asnjë veprim dhe i kanë humbur shpresat.

1 Maj 2023, 22:59 Nga I.A
I shet 420 krerë bagëti, kasapi ndërron jetë dhe nuk
Nazif Feta

BERAT- Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë bagëti, një kasapi nga Tirana, i prezantuar si Haxhi Isufaj. Meqë shitësi nuk kishte para në dorë, nëpërmjet një deklarate noteriale që lidhi në Çorovodë me të birin e Nazifit, premtoi se i detyrohej 36 milionë Lekë të vjetra. Por teksa priste që të merrte paratë, personi që bleu bagëtitë ndërroi jetë.

Që prej asaj kohe, Nazif Feta nuk ka marrë asnjë qindarkë. Ai është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan duke kërkuar ndihmë si procedohet ligjërisht në një situatë të tillë.

“11 vjeç që kam qenë e deri më sot unë vetëm dele di nuk di gjë tjetër. Sa herë që i shikoj më vjen për të qarë. U largova unë, u largua mosha. Kam marrë lekë borxh dhe bleva një tufë shelegësh në Sarandë, prej 400 e ca shelegë edhe hyra borxh shumë. Ato i shita, m’i mori një kasap nga Tirana po nuk kishte lekë, edhe më ngelën lekët atje. Po të mbaja familjen se s’kisha gjë hiç, s’kisha ekonomi tjetër. Ky ka qenë kasap edhe më lidhi një shok. Ai shoku më tha mua unë kam shitur mall nga ai edhe i kam marrë paratë. Se unë e pyesja a t’i jep paratë? T’i jep më thoshte mua, po megjithatë mos krijo besim tek unë. Kur t’i bësh, bëji letrat në rregull. 420 kokë bagëtish ka marrë, si vlerë parash bëjnë 3 milionë e 600 mijë të reja. I mori edhe lekë s’kam marrë”, thotë Nazif Feta.

Familja e Nazif Fetës u drejtua edhe në Gjykatën e Beratit, prej nga doli një urdhër ekzekutimi mbi deklaratën e firmosur mes palëve. Sot, banorët nuk kanë bërë asnjë veprim dhe i kanë humbur shpresat.

“Ai tha që pasurinë që kam do ta merrni ju në qoftë se unë nuk ju shlyej me para. E lamë në 25 Janar të 2020. Në 23 Janar 2020 më mori në telefon tha dua një numër llogarie. Ja nxorra numrin e llogarisë ja dërgova. Në 24 mora vesh që ai ndërroi jetë. Ato janë bërë çregjistrimet”.

Ilia Elezi, përmbarues gjyqësor, shpjegon se kur debitori  ka ndërruar jetë, përmbaruesi gjyqësor i drejtohet  të afërmve të tij për ekzekutim vullnetar, për ata që kanë përfituar nga trashëgimia.

“Kur debitori ka ndërruar jetë përmbaruesi gjyqësor duhet t’i drejtohet me lajmërim për ekzekutim vullnetar të afërmve të tij të cilët kanë përfituar nga trashëgimia. Atëherë të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo trashëgimi, janë të detyruar që të përmbushin debinë ndaj kreditorit. Por tek neni 520 thuhet qartë që personat, familjarët që kanë përfituar nga i ndjeri, do shlyejnë debinë por në bazë proporcionale të përfitimit të kësaj debie dhe jo më tepër se. Kështu që përmbaruesi gjyqësor i drejtohet me lajmërim vullnetar të gjithë personave që kanë përfituar dhe pastaj nëse nuk përgjigjen kalon në të detyrueshëm. Kurse me nenin 121 për noterinë nëse ka pjesë pronash ose të ardhurash që nuk janë ndarë për arsye të ndryshme të cilat mund të jenë me dashje apo pa dashje mosçelje e trashëgimisë, përmbaruesi i drejtohet noteres ose noterit të zonës ku personi i ndjeri ka jetuar më përpara dhe bën çeljen e trashëgimisë për personat. Dhe përsëri, kur bëhet çelja e trashëgimisë bëhet lajmërimi për ekzekutim vullnetar të gjithë personave, ose u lihet me dijeni pranë noteres për kontakt pranë një zyre përmbarimore. Borxhi nuk shuhet asnjëherë në momentin kur i ndjeri ka lënë pasuri në të holla ose të patundshme”, shpjegon përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.

Familjarët e të ndjerit që kanë përfituar trashëgimi prej tij janë të detyruar të shlyejnë borxhin. 

Marrë nga Tv Klan

haxhi isufaj nazif feta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet