Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se shqiptari na Peja ishte dënuar në Gjermani me 3 vite e 3 muaj burgim nga Gjykata gjermane për vjedhje dhe mashtrim.
KUKËS- Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania. Mësohet se shqiptari na Peja ishte dënuar në Gjermani me 3 vite e 3 muaj burgim nga Gjykata gjermane për vjedhje dhe mashtrim. Po ashtu është arrestuar dhe një 18-vjeçare pasi ka vjedhur një shumë parash në një market.
Njoftimi i Policisë:
DVP Kukës Arrestohet përkohësisht, në PKK Qafë Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 53-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja me pasoja të rënda" dhe "Mashtrimi ", parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.
----
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë një 18-vjeçare, banuese në Kukës, për veprën penale "Vjedhja", pasi ka vjedhur një shumë parash, në një market. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Policia FRANCË- Dy shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi akuzohen si autorë të dhjetra vjedhjeve në Val-de- Marne...
Shtepia e barit DURRËS- Fredi Krasniti, pronari i 'shtëpisë së barit' në Durrës ka deklaruar se kanabisin e ka mbjellur pasi ...
Charles McGonigal TIRANË- Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e...
Karabinieret SPANJË- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Spanjë me akuzën e tentativës për të vrarë n...
Energji KORÇË- Moti i keq në vend ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Korçës. Probleme ka pasur ...
Plazhi FIER-Zhduket 78-vjeçari Nasi Xhoxhi. Denoncimin në Komisariatin e Fierit e ka bërë djali i 78-vjeçarit. Raportohet se i...
Policia ITALI- Guardia di Finanza ka ndërmarrë një operacion në orët e para të mëngjesit. Si pasojë, janë marr...
Policia DIBËR- Policia arreston Uillson Tancin. Ky person, dyshohet se ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa...
Permbytje TIRANË- Situata në bashkinë Shkodër është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë. ...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. 'Dosja.al' ka në faqe të parë vdekjen e shqip...