Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Arian Armani alias Eljfat Saljiu, 30 vjeç, banues në Shkodër.
VORË- Një 30 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë është vënë në pranga nga policia në Vorë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet edhe një armë zjarri.
Në pranga është vënë Arian Armani alias Eljfat Saljiu, banues në Shkodër, i cili ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë. Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Wanted" nga Komisariati i Policisë Nr. 7 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore.
I shpallur në kërkim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe qarkullonte me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 30 vjeçari.
Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim krimi, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë gjatë ndërhyrjes, për të ndaluar.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe ato që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte i armatosur, me një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Wanted".
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Arian Armani alias Eljfat Saljiu, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë - Vorë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit të dyshuar me drejtues shtetasin E. L., dhe pasagjer shtetasin Arian Armani alias Eljfat Saljiu, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të Vorës. Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me automjetin janë larguar.
Shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë, dhe falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është bërë kapja e tij në ambientet e hotelit. Gjatë kontrollit në ambientin e hotelit ku ky shtetas ka tentuar të fshihej, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 30-vjeçari i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale "Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
TIRANË- "Isha në gjumë, nuk kam lidhje me ngjarjen"- kështu tha Blerim Bullica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, p...
Amanda dhe Marsela Pushani TIRANË-Lihet në masën e sigurisë “arrest me burg” mësuesja Marsela Pushani, e cila të ...
Foto ilustruese MAT-Dario Bruçi, 48-vjeçar nga Burreli është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruara dhunë fizike dhe psikolog...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria këtë sezon si rrallë herë ka tërhequr me bukuritë e saj vëmendjen e med...
KLP TIRANË- Përfundon procedura e aplikimeve për vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në pë...
TIRANË- Publikohet lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandida...
Behar Bajri TIRANË- Për rreth dy javë, është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare Behar Bajri, e më pas u informua...
Foto ilustruese TEPELENË- Blerim Luzi plagos me pushkë 59-vjeçarin Sokrat Zeraj në malin e fshatit Matohasanaj. Ngjarja ndodhi ...
Foto ilustruese TIRANË- E marta ka nisur me një aksident të trefishtë në zonën e Bulevardit. Një mjet tip “...
Zjarre TIRANË- Mariglen Babaliu dhe Dorjan Laze janë arrestuar nga Policia. Procedohen penalisht kryetari i fshatit Novaj dhe inspektor...