LIVE UPDATES
Aktualitet

"Për të do jepja jetën"/ Vrau motrën, gjykata lë në burg Marsela Pushanin, dëshmia: Nuk vdiq nga arma, por nga pija

Në dëshminë e saj në polici, Marsela e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

5 Shtator 2023, 11:47 Nga A.B
"Për të do jepja jetën"/ Vrau motrën, gjykata
Amanda dhe Marsela Pushani

TIRANË-Lihet në masën e sigurisë “arrest me burg” mësuesja Marsela Pushani, e cila të shtunën e kaluar goditi me thikë të motrën duke i shkaktuar vdekjen.

“Unë për motrën time do jepja jetën, do doja une të isha e vdekur. Asaj nuk i doli gjak, e për këtë jam e bindur që vdekja nuk i është shkaktuar nga arma por nga pija. Motra ime pinte 2-3 kg në ditë. Shenjat në trup i ka pasur nga alkoli, pasi ajo rrëzohej për shkak të gjendjes së alkolizuar. Mamanë e kemi të sëmurë”, është shprehur Pushan.

Familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Në dëshminë e saj në polici, Marsela e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte./Dosja.al

marsela pushani amanda pushani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni