5 Shtator 2023, 09:55
Nga A.B
Zjarre
TIRANË- Mariglen Babaliu dhe Dorjan Laze janë arrestuar nga Policia. Procedohen penalisht kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone, për shpërdorim të detyrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Skrapar/Kontrolle nga toka dhe nga ajri, në fshatra dhe në zona të pyllëzuara, në vijim të operacionit policor anticannabis të koduar “Tomorri”. Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, faza e tretë e këtij operacioni.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 980 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Novaj. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Procedohen penalisht kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone, për shpërdorim të detyrës.
Sekuestrohen 2 radio marrëse-dhënëse që u gjetën në banesat e të arrestuarve.
Gjatë të gjitha fazave të operacionit “Tomorri”, janë asgjësuar 2105 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 5 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Novaj, Skrapar, kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor anticannabis të koduar “Tomorri”.
Në kuadër të kësaj faze, në territorin e fshatit Novaj, u gjetën të kultivuara 980 bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, nëpërmjet djegies.
Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit M. B., 43 vjeç dhe D. L., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Novaj, Skrapar.
Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Sh. L., kryetar i fshatit Novaj dhe Q. D., inspektor i shërbimit pyjor të kësaj zone.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
operacioni tomorri mariglen babaliu dorjan laze
Aktualitet
5 Shtator 2023, 09:48
A.B
Qyteti
BRUKSEL- Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, raportojnë mediat e huaja. Sipas tyre, i...
Aktualitet
5 Shtator 2023, 09:00
A.B
Policia
KRUJË- Një shpërthim me kapsollë detonatore ka ndodhur në Krujë ku si pasojë është dëmtuar &...
Aktualitet
5 Shtator 2023, 08:07
A.B
Nene Tereza
TIRANË- Nga shenjtërimi i Nënë Terezës mbushen sot 7 vjet. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të ...
Aktualitet
5 Shtator 2023, 07:26
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjel...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 21:26
I.A
Policia
SARANDË- Një i ri është shpëtuar nga policia kufitare ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i riu ...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 21:21
I.A
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një banesë ka marrë zjarr mbrëmjen e sotme në Lazarat. Mësohet se zjarri ka rën&e...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 21:08
I.A
Foto ilustruese
VLORË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se shpërthi...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 21:03
I.A
Mbledhja e qeverise
TIRANË- Në Shqipëri kryeministri Edi Rama paraqiti sot disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, ku bie në ...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 18:58
I.A
Behar Bajri
FRANCË- Ish-bashkëpunëtori i Ervis Martinajt behar Bajri është arrestuar ditën e sotme në Francë. ...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 17:43
f.i
pamje nga vendngjarja
GRAMSH- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, në afërsi të fshatit ...