LIVE UPDATES
Aktualitet

I theu nofullën fqinjit, askush nuk reagoi. Si u rrah Nazif Myrta në Elbasan, dëshmia me plagë në fytyrë: Më rrahu, më dërrmoi me kohës, s'eci dot më

Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.

12 Janar 2023, 22:05 Nga DOSJA
I theu nofullën fqinjit, askush nuk reagoi. Si u rrah Nazif Myrta në
Nazif Myrta

ELBASAN- Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazif Myrta, 72 vjeç ishtë goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj duke pretenduar se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë që ai e quan pronë të vetën, e rrahu dhe e godeti me kosore ferrash si dhe me grushta duke i çarë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët.

Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.

20 Dhjetor 2022

Nazif: Më rrahu, më dërrmoi nga duart, nga nofulla që më theu dhëmbët dhe nga këmba që s’mund të eci më. 

Gazetari: Të ka gjuajtur me mjete të forta, apo jo?

Nazif: Të forta, të forta.

Gazetari: Të tipit?

Nazif: Dajak, dru.

Gazetari: Me çfarë mjetesh?

Nazif: Me dru, kurse dorën këtu ma ka çarë me kosën time. Më solli këtu ai, më mori kosën mua atje, më cacu dorën, kur më ra këtu në nofull dhe këtu në këmbë, unë u përmbysa.

Kunata e dhunuesit:  Edhe burrin ma ka rrahur, edhe  mua më ka rrahur. Dokumentat te shtëpia, m’i ka vjedhur. Qentë që kam pasur m’i  ka helmuar me  arsye që të më vjedhë dokumentat që kur të hyjë brenda të mos lehë qeni dhe të më vjedhë.

Vetë vëllai i dhunuesit e mbështeti këtë deklaratë pasi tregoi se Hamiti e ka rrahur një natë teksa kthehej në shtëpi.

Dhunuesi: Që ky të marrë tokën, pa shikuar që ka mbivendosje. Aq më tepër që nuk e diktova që më grisi xhupin me atë kosore.

Gazetari: Se po ta diktoje, çfarë do të ndodhte?

Dhunuesi: Tani, gjaknxehtësia, se nuk u nisa për atë punë.

Gazetari: Po në qoftë se ti do ta kishe kapur se ai të ka goditur, çfarë do bëje ti?

Dhunuesi: Po mund t’i kisha sjellë edhe më rëndë.

Gazetari: Po nuk jeni ju në gjendje, ju jeni një person madhor, tani, jeni në një fshat, jeni në një komunitet të vogël këtu, t’i zgjidhni problemet në rrugët e duhura ligjore?

Dhunuesi: Unë, faktikisht, nuk vajta për ta dhunuar.

Gazetari: Por, e dhunove.

Djali i Nazifit, tha më herët se ishte ankuar në prokurori dhe i ka thënë se babai i tij është lënduar aq rëndë fizikisht sa i janë thyer dhe dhëmbët.

“Çfarë dhëmbësh? Dhëmbë kauçuku? Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës”, është shprehur prokurori i cili më pas e ka përzënë nga zyra dhe ka refuzuar t’i japë informacione mbi dokumentacionin.

Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, denoncuesi Gentian Myrta thotë se mamaja dhe vëllai janë thirrur nga shefi i krimeve në polici, ku shkruan edhe njëherë letrat e dëshmive nga e para.

Gentian Myrta, denoncues: Pas transmetimit, shkon polici i zonës në shtëpi me gjithë një polic tjetër dhe i thonë se të kërkon shefi i krimeve, aty në polici. Nuk e di thotë se çfarë ngatërrese është bërë, por duhet të paraqiteni patjetër! Ka shkuar mamaja, babai dhe vëllai. Kanë shkruar çështjen se si ishte dërrmuar, si ishte vrarë, në ç’datë u bë. Shkruajtën  edhe njëherë letrat nga e para. Besoj, se do gjendet e drejta. Shumë faleminderit!

Marrë nga tvklan.al

nazif myrta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet