LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzimi seksual me të mitur dhe atentati në Fushë-Krujë, AMA: Të hiqen pamjet nga Youtube

AMA kërkon fshirjen e pamjeve nga llogaritë përkatëse në YouTube dhe çdo prani tjetër online, duke rikujtuar se përsëritja e shkeljeve penalizohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

23 Korrik 2022, 11:35 Nga DOSJA
Abuzimi seksual me të mitur dhe atentati në Fushë-Krujë,
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, kërkon ndalimin e çdo ritransmetimi të materialeve që kanë lidhje me abuzimin e një 17 vjeçareje në Vlorë dhe me pamjet e rënda nga masakra e Fushë Krujës. AMA kërkon fshirjen e pamjeve nga llogaritë përkatëse në YouTube dhe çdo prani tjetër online, duke rikujtuar se përsëritja e shkeljeve penalizohet sipas dispozitave ligjore në fuqi. Sipas AMA-s, gjatë raportimit të abuzimit të dyshuar seksual të së miturës 17-vjeçare, mediat publikuan të dhëna rrethanore, që mundësuan identifikimin e viktimës së dyshuar, transmetuan intervistën e të atit pa teknologjinë e përshtatshme të mbulimit të identitetit, intervistuan të miturën nga disa media njëkohësisht dhe, ndonëse nuk e transmetuan në edicionet e lajmeve, hodhën në YouTube intervistën e saj të plotë, filmuar përballë dhe pa u trajtuar me teknologjinë e përshtatshme të mbulimit të identitetit.

Po ashtu, AMA ka vënë re se gjatë raportimit për atentatin në Fushë – Krujë, u konstatuan pamjet e para të viktimës në vendngjarje të transmetuara pa përdorur teknologjinë e përshtatshme të mbulimit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në kuadrin e përmbushjes së detyrimit të vet ligjor për “mbiqkqyrjen e zbatimit të kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të”, Këshilli i Ankesave, në përbërje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ndërmori verifikimin e standardit të pasqyrimit mediatik të ngjarjes në Brataj/Selenicë (përfshirë abuzimin e dyshuar seksual të një të miture) dhe atentatit në Fushë Krujë.

Nga këqyrja e përmbajtjeve audiovizive përkatëse, rezultoi, se gjatë raportimit të abuzimit të dyshuar seksual të së miturës 17-vjeçare, mediat publikuan të dhëna rrethanore, që mundësuan identifikimin e viktimës së dyshuar, transmetuan intervistën e të atit pa teknologjinë e përshtatshme të mbulimit të identitetit, intervistuan të miturën nga disa media njëkohësisht dhe, ndonëse nuk e transmetuan në edicionet e lajmeve, hodhën në YouTube intervistën e saj të plotë, filmuar përballë dhe pa u trajtuar me teknologjinë e përshtatshme të mbulimit të identitetit.

Për pasojë u shkel Ligji nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit ”veprimtaria e transmetimeve audiovizive… respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve” (neni 4, pika 1/b) dhe Kodi i Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.228, datë 11.12.2017, Seksioni 5, sipas të cilit ”duhet shmangur çdo raportim që çon direkt apo indirekt në identifikimin e çdo fëmije që mund të jetë ose është përfshirë në një ngjarje të rëndë” (pika 5.2), “duhet përdorur teknologjia e përshtatshme që mundëson fshehjen e identitetit me pamje ose zë të fëmijës”(5.3), “Të dhënat e publikuara për fëmijët në media duhet të shmangin: identifikimin dhe inicialet e fëmijës; identitetin e prindërve, apo të çdo të afërmi që bën të mundur identifikimin e fëmijës; rrethana, detaje mbi ngjarjen, që bëjnë të mundur identifikimin e fëmijës”(5.4)

Edhe gjatë raportimit për atentatin në Fushë – Krujë, u konstatua se pamjet e para të viktimës në vendngjarje u transmetuar pjesërisht pa përdorur teknologjinë e përshtatshme të mbulimit.

Për pasojë u shkel Ligji nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit OSHMA-të “udhëhiqen nga respektimi dhe garantimi i së drejtës së ruajtjes së jetës private” (Neni 4/Pika 2/ç), “duhet të mos cënojnë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit ...” (Neni 33/Pika dh) dhe Kodi i Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.228, datë 11.12.2017, sipas të cilit “Transmetimet audiovizive respektojnë personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut” (Seksioni 1/Pika 3) dhe “duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë së publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral,mendor e fizik të fëmijëve” (Seksioni 5/Pika5.31).

Për sa më sipër, Këshilli i Ankesave tërhoqi vëmendjen për shkeljet e dispozitave të mësipërme,  kërkoi ndalimin e çdo ritransmetimi të materialeve në fjalë si edhe fshirjen e tyre nga llogaritë përkatëse në YouTube dhe çdo prani tjetër online, duke rikujtuar se përsëritja e shkeljeve penalizohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Paralelisht me tërheqjen e vëmendjes së OSHMA-ve, nisur nga fakti, se si burim i parë i të dhënave rrethanore dhe shoqërore, që zbulonin identitetin e të prekurve të ngjarjes së Selenicës, shërbeu njoftimi i Policisë së Shtetit, në kuadrin e “Sistemit të integruar të mbrojtjes” dhe “Interesit më të lartë të fëmijës” që sugjeron ligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive ju drejtua edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për t’i sjellë në vëmendje detyrimin mbarëshoqëror “për të mbrojtur në të gjitha situatat privatësinë e fëmijës” (Ligji 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, Neni 17/Pika 2) dhe për të mos publikuar “të dhënat personale të fëmijës gjatë zhvillimit të procedurave administrative e gjyqësore” (Neni 29/Pika 6); detyrimin e agjencive ligjzbatuese për të mos publikuar “asnjë informacion, që mund të çojë në identifikimin e të miturit viktimë ose dëshmitar të një vepre penale” (Ligji 37/2017, Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Neni 21/Pika 2) si edhe detyrimin e organeve të Policisë së Shtetit, që përpunimin e të dhënave personale ta kufizojnë “vetëm në të dhënat e nevojshme për ndalimin e një rreziku real ndaj rendit e sigurisë publike si dhe për parandalimin, zbulimin, ndjekjen dhe hetimin e veprave penale” (Ligji 108/2014 “Për policinë e shtetit”, Neni 124/Pika 1).

Autoriteti i Mediave Audiovizive u bën thirrje të gjitha palëve, për më shumë angazhim dhe bashkëpunim në kuadrin e sistemit të integruar të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, duke shprehur besimin, se si OSHMA-të ashtu edhe institucionet do të arrijnë të ndahen nga praktikat shmangëse të të menduarit dhe vepruarit në këtë kuadër

ama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj