23 Korrik 2022, 11:20
Nga A.B
Ylli Brahimi dhe Brilant Martinaj
TIRANË-Makina “Land Cruiser” e blinduar ku udhëtonin dy shënjestrat e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Milot është parë dhe në varrimin e Brilant Martinajt në qytetin e Laçit.
Makina luksoze u bë shoshë plumbat, duke qëlluar ndaj saj me 100 plumba. Atentatorët i kanë bërë pritë shënjestrave pranë rrugicës së pallatit ku ata jetonin, pasi viktima Klisman Preçi dhe i plagosuri, Ylli Brahimi mësohet se ishin fqinj me njëri-tjetrin. Ata kishin qenë duke pirë kafe në një lokal në Milot dhe në momentin kur kanë mbërritur në banesë, autorët i kanë qëlluar me breshëri. Mësohet se një nga atentatorët është afruar drejt mjetit duke qëlluar nga afër.
Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga të gjitha drejtimet, duke lënë të vdekur Preçin dhe të plagosur Brahimajn i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.
Brilant Martinaj u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.
atentat ne milot brilant martinaj
Aktualitet
23 Korrik 2022, 11:11
A.B
Zjarr ne Vlore
VLORË- Kati i parë në një pallat në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri. Ngjarja k...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 10:56
A.B
Butrinti
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka ndarë një video ku tregohet shpjegimi i një profesori që fl...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 10:52
A.B
Zjarre
TIRANË- Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 10:15
A.B
Kanabis
FIER- Vëllezërit Sako janë vënë në pranga nga policia pas finalizimit të operacionit 'Zhavar'. Trifon Sako, Ermi...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 09:55
A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm pozitiv për të gjithë qytetarët shqiptarë. Duke the...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 09:52
A.B
Pashaporta
TIRANË- Arrestime në Rinas. Forcat blu bëjnë të ditur se janë ndaluar dy persona me origjinë nga Siria. Konkr...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:39
A.B
Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preci
KURBIN- Klisman Preci dhe Ylli Brahimi u ndoqën këmba-këmbës nga autorët. Mbrëmjen e djeshme,...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:31
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
KURBIN- Disa persona janë shoqëruar nga policia e shtetit në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e d...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:14
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë foton e mjetit t&...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:38
A.B
Makina
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klism...