18 Korrik 2024, 11:39
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nikollin Topallit për daljen nga regjimi "41bis". Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela.
Nikolin Topalli, i dënuar me burg përjetë për vrasje u izolua në regjimin e posaçëm “41 bis” më 9 maj të këtij viti. Ai është dënuar për vrasje me dashje ne rrethana cilësuese ndaj një personi në vitin 2001 si dhe plagosjen e një tjetri, ndërsa mbahej, para izolimit në burgun e Burrelit.
Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 për motive pronësie, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i viktimës.
VENDIMI:
Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Nikolin Topalli”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 18.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
nikolin topalli regjimi 41 bis
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:31
N.F
Mehdi Malkja
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Në kë...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:33
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen në flagrancë dy persona në Elbasan dhe Peqin. Mësohet se 49-vjeçari B.M ka dhunuar fizi...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:29
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e 5 vëllezëve Hoxha dhe 3 personave të tjerë. Konkretish jan...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:23
r.ll
ines hajrulla
TIRANË- Leonard Luzi, 47-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e so...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:12
S.B
foto ilustruese
SARANDË- Një 28-vjeçar nga Tirana është palgosur nga helika e një motori uji në afërsi t&eum...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:02
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pesë ditë më parë në E...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:57
N.F
Foto ilustruese
MIRDITË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë. Mësohet se arr...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:44
N.F
Foto ilustruese
DIBËR- Që nga dita e djeshme zjarret në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Komb...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:14
N.F
Burgu
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë nga autoritetet greke duke gëlltitur 84 pako kokain&...