LIVE UPDATES
Aktualitet

Çiftet shqiptare birësojnë më shumë por të huajt kërkojnë fëmijë me probleme të rënda shëndetësore

Sipas të dhënave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve, në vitet e fundit vërehet rënie e numrit të fëmijëve të braktisur në maternitet. Duket se kjo statistikë lidhet direkt me abortet e shtatzënive të padëshiruara, ku të dhënat tregojnë rritje të tyre sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

12 Qershor 2023, 18:09 Nga k.m.
Çiftet shqiptare birësojnë më shumë por të huajt
Foto ilustruese

Në Shqipëri, në vitet 2013-2023 numri i birësimeve ka ardhur në ulje dhe po ashtu dhe kërkesat. Në një prononcim për Gazetasi.al, punonjësja sociale në Komitetin Shqiptar të Birësimeve Ina Musaj thotë se referuar të dhënave në dhjetëvjeçarin e fundit, shihet se bumi i kërkesave është regjistruar në vitet 2013, 2015 dhe 2018, ndërsa në vitet e tjera trendi ka qenë i qëndrueshëm.

Sipas saj, përfshirë dhe vitin e pandemisë ku puna vijoi pa u ndalur me plotësimin e dosjeve për birësim dhe realizimin e 35 kërkesave, aktualisht janë 29 fëmijë jetimë të moshave të ndryshme që vijojnë të mbeten në listë-pritje prej shumë vitesh, pa mundur të gjejnë një familje birësuese.

“Në listë kanë mbetur 29 fëmijë, 10 prej të cilëve janë të shëndetshëm dhe 19 janë me problem të theksuara shëndetësore. Për këta fëmijë nuk ka akoma një familje birësuese. Dua të theksoj se kemi shumë kërkesa nga çiftet shqiptare, por për këta fëmijë ndoshta pengesë është mosha. Kërkesat më të shumta janë për fëmijë deri në 1 vjeç ose të rritur mbi 15-vjeç, siç është Italia që ka kërkesa sidomos për fëmijët romë”, thotë Musaj.

Sipas të dhënave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve, në vitet e fundit vërehet rënie e numrit të fëmijëve të braktisur në maternitet. Duket se kjo statistikë lidhet direkt me abortet e shtatzënive të padëshiruara, ku të dhënat tregojnë rritje të tyre sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Punonjësja sociale Ina Musaj, thotë se ndër kërkesat për fëmijë, bien në sy ato të çifteve të huaja të moshës 60-vjeç që kërkojnë të adoptojnë fëmijë.

“Ligji për birësimet ka një ngërç që nuk ka një limit për moshën. Por kriteri ynë është që fëmija dhe prindi që do ta birësojë, të kenë diferencë 18 vjet. Por nëse plotësohen kushtet e tjera edhe moshës 60 -vjeç i është dhënë “OK” për birësim”, thotë punonjësja sociale në Komitetin Shqiptar të Birësimeve.

Sipas saj, fëmijët që përcaktohen për birësim, janë fëmijë të braktisur nga të dy prindërit dhe që janë lënë në institucionet publike të përkujdesjes. Por mes fëmijëve ka dhe jetimë socialë, që me dëshirën e prindit janë dërguar në institucionet e përkujdesjes, për shkak të gjendjes së varfër në familje. Të dhënat e dosjeve për birësim tregojnë një rritje të kërkesave brenda vendit, të çifteve në raport me kërkesat jashtë vendit.

Sipas Komitetit Shqiptar të Birësimit, vendin e parë për kërkesa për birësim në Shqipëri e mban Lezha, e më pas Tirana dhe Durrësi, aty ku dhe numri i fëmijëve të braktisur nga prindërit biologjikë që jetojnë në institucionet e përkujdesjes është edhe më i lartë.

“Mentaliteti i çifteve ka ndryshuar shumë. Zakonisht vijnë çifte që i kanë provuar të gjitha format e ngjizjes në rrugë natyrale dhe artificiale. Midis tyre ka dhe mosha të mëdha, por e rëndësishme është që dosja që paraqesin të vlerësohet nga komisioni i vlerësimit, ku theksi vihet së pari tek të ardhurat, puna e siguruar me një pagë të mirë mujore, pra baza ekonomike por edhe marrëdhëniet mes çiftit”, thotë Musaj.

Kurse vende të tjera operojnë përmes agjencive të birësimit, ku vetëm në SHBA dhe Itali funksionojnë nga 3 të tilla që hyjnë në marrëveshje me Komitetin shqiptar të Birësimit.

Numri i kërkesave për birësim dhe realizimit të tyre nga çiftet e huaja mbetet relativisht më i ulët se kërkesat nga çiftet shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Por ajo çka vlerësohet është specifika e birësimeve nga çiftet e huaja.

Punonjësja sociale e Komitetit shqiptar të Birësimit, thotë se shtetet e mëdha si SHBA-të dhe Franca adoptojnë fëmijë me probleme të rënda shëndetësore.

“Nga SHBA na vijnë kërkesa për fëmijë shqiptarë me aftësi të kufizuar, shkalla më e lartë e paaftësisë, fëmijë me sindromën down, autikë. Ndërsa në Francë kërkohen fëmijë me HIV. 3 vjet më parë u birësuan në Francë 2 fëmijë që kishin lindur me HIV, pra e kishin trashëguar virusin nga nëna, kurse Italia kërkon të birësojë fëmijë të komunitetit rom në moshë të madhe. Ndërsa Kanadaja kërkon fëmijë rom pa probleme shëndetësore”, thotë punonjësja e Komitetit shqiptar të Birësimit, Ina Musaj.

Musaj tregon se rasti më i fundit, ishte në dhjetor 2022, një vajzë rome 15-16-vjeç e cila u birësua nga një familje italiane, megjithëse kishte motra e vëllezër.

“Ky është rasti i një fëmije jetim social që familja e ka lënë prej vitesh në institucion, por kontaktet ndër vite me familjen e kanë vonuar birësimin, por vajza këtë vit firmosi me dëshirë të birësohet jashtë shtetit”, vijon ajo.

2013- 90 kërkesa për birësim, 47 të realizuara

2014- 48 kërkesa, 67 të realizuara

2015- 69 kërkesa, 54 të realizuara

2018- 48 kërkesa, 38 të realizuara

2019- 26 kërkesa, 26 të realizuara

2020- 40 kërkesa, 26 të realizuara

2021- 40 kërkesa, 19 të realizuara

2022- 46 kërkesa, 35 të realizuara/ Gazeta Si

biresimet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet