All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Pronari i “Sterilizimit”/ Ilir Rrapaj shpërbleu veten me 120 mijë euro për 'suksesin' se fitoi tenderin 100 mln euro

Në dosjen e SPAK të siguruar nga “Ora News” nënvizohet se kontrata e shërbimit mes pronarit kryesor të “Sani Service” dhe kompanisë së tij, është lidhur në 25 nëntor 2015, vetëm 15 ditë para se të zyrtohej kontrata nga ministri Ilir Beqja dhe administrator Admir Daca.

22 Gusht 2023, 09:49 Nga Dosja.al
Pronari i “Sterilizimit”/ Ilir Rrapaj shpërbleu veten me 120
Ilir Rrapaj dhe Edi Rama
All - Paragraf - 1

TIRANË- Konçesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, rezulton të jetë një nga aferat më të mëdha në sistemin shëndetësor shqiptar. Konçesioni ka vijuar funksionimin përmes mekanizmit të mashtrimit përmes faturave fiktive, duke lidhur kontrata konsulence dhe duke hapur një zinxhir kompanish me pronarë vetë protagonistët e këtij konçesioni dhe punonjësit e tyre.

Në skemën e falsifikimit të faturave, mashtrimit dhe korrupsionit krijohet dyshimi i arsyeshëm se dalin dhe pronarët italianë, si dhe një grumbull njerëzish shqiptarë që u punësuan si drejtorë në “Sani Service”.

Për përgjegjësinë penale të tyre, SPAK duhet të hetojë.

Pasi firmosën me ministrin Ilir Beqaj në 10 dhjetor 2015 kontratën konçesionare, 15 ditë para lidhjes së kontratës, pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve në “Sani Service”, Ilir Rrapaj, ka vendosur të shpërblejë vetëm me 120 mijë euro.

Shpërblimi ka ardhur përmes një kontrate konsulence që Ilir Rrapaj ka bërë me kompaninë e tij konçesionare “Sani Service”.

Rrapaj ka pasur një impenjim të gjatë dhe ka lobuar fort për fitimin e këtij konçesioni. Ndaj për këtë lodhje, kompania e tij ka vendosur të shpërblejë pronarin e saj me 120 mijë euro.

E njëjta gjë është bërë dhe me Elisabetta Anzanello, e cila është Drejtoreshë në Sani Service dhe njëherësh gruaja e italianit aksioner në “Sani Service”, Umbro Staçini.

Anzanello ka përfituar për këtë konsulencë 162 mijë euro të mara në tre këste të ndryshme. Shpërblim financiar ka fituar dhe vetë Staçini.

Në dosjen e SPAK të siguruar nga “Ora News” nënvizohet se kontrata e shërbimit mes pronarit kryesor të “Sani Service” dhe kompanisë së tij, është lidhur në 25 nëntor 2015, vetëm 15 ditë para se të zyrtohej kontrata nga ministri Ilir Beqja dhe administrator Admir Daca.

Një ditë më pas nga Rrapaj, në 26 nëntor 2015 italiani Umbro Staçini, ka lidhur një kontratë konsulence me kompaninë “Sani Service”, kundrejt shpërblimit fiks 120 mijë euro.

Në datën 25 nëntor 2015 është lidhur Kontratë shërbimi ndërmjet SaniService dhe Ilir Rrapaj.

Shpërblimi ishte për ofrimin e shërbimit të konsulencës teknike dhe profesionale në mbarëvajtjen e shërbimeve të integruara objekt i koncensionit, koordinim i strategjive për konsolidim dhe tutelën e raporteve me interlokutorët dhe subjektet publike e private të përfshira në objektin e koncensionit, koordinim në konsolidimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në respekt të etikës dhe mënyrave më të avancuara për garantimin e produktivitetit dhe stabilitetit afatgjatë, për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës së koncensionit, me një tarifë vjetore 120.000 euro.

Në këtë kontratë ndër të tjera thuhet shprehimisht:

… Ilir Rrapaj është impenjuar gjatë gjithë periudhës përgatitore të dokumentave të garës duke vendosur në dispozicion të gjitha kompetencat dhe mjetet e veta në dispozicion…”.

Kontratë konsulencë-Performanca e punës intelektuale ndërmjet “SaniService” me Elisabetta Maria Anzanello e datë 16 Tetor 2016, për periudhën 1 janar 2017 deri 31 dhjetor 2017, në shumën 52 mijë e 500 euro.

Kontratë në datë 9 janar 2018 për vitin 2018 në vlerën 40 mijë euro. Dhe kontratë në datë 1 janar 2021 në vlerën 70 mijë euro në vit.

Gjithashtu në 4 janar 2016, aksioneri tjetër i kompanisë konçesionare “Sani Service”,  “Ujet Srl” lidh një marëvjeshje shërbimesh me kompaninë e tij, për koordinimin me organin administrativ të “SaniService” për të ofruar ndrihmën e nevojshme në kryerjen e shërbimeve, të vendosë në dispozicion të koncensionarit personelin dhe konsulentët profesionistë të pajisur me kompetencat dhe pervojën e përshtatshme, për aktivitetet që do të kryejë “SaniService”, etj.

Pagesa për këto shërbime është parashikuar në shumën 198.000 euro gjithëpërfshirëse, të ndara në dy këste nga 73.000 euro për aktivitetin e vitit 2016 dhe 52.000 euro për aktivitetin e vitit 2017.

Gjithashtu në 2 janar 2018, kompania tjetër italiane “Tecnosanimed” lidh një marëveshje me konçesionaren “Sani Service”, ku është pronare dhe vetë, për ofrimin e shërbimeve të planifikimit, organizimit, koordinimit të vazhdueshëm të aktiviteteve të ndryshme për ekzekutimin korrekt të menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme mjekësore biologjike.

Janë dhe shumë raste të tilla që përmes marëveshjeve për konsultim dhe shërbimesh, vetë pronarët e konçesionit kanë dakordësuar me kompaninë e tyre konçesionare, për të fituar një pjesë të parave në këtë formë./Marre nga Oranews

elton qyno edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen