Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
IMT prish godinën e Folie Terrace te Kalaja, 'clubi': Do rihapemi së shpejti me vendodhje të re
Pasi u njoftua për prishjen e clubit si pasojë e zhvillimeve urbanistike në zonën e Kalaisë së Tiranës, ka ardhur dhe prishja e godinës ku ndodhej clubi i natës.
14 Shtator 2022, 17:54Nga I.A
Prishja e Folie Terrace
TIRANË- Godina ku ndodhej "clubi" Folie Terrace është prishur mbrëmjen e djeshme nga Inspektoriati i Mbrojtjes Territoriale. Pasi u njoftua shembja e godinës si pasojë e zhvillimeve urbanistike në zonën e Kalaisë së Tiranës, fadromat kanë shkuar mbrëmë për të shembur klubin e natës. Në pamjet e mëposhtme, të siguruara nga Dosja.al, duket qartë momenti kur skavatorët e IMT-së nisin nga puna.
Pas prishjes së godinës ka ardhur dhe reagimi i klubit në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në Instagram, bëhet me dije se ambientet e reja do të hapen së shpejti me një koncept dhe vendodhje më të bukur.
Postimi i Folie Terrace:
Te dashur Miq e Kliente, Pas 12 viteve plot energji, sukses , adrenaline & vibe, ju njoftojme se FOLIE TERRACE mbyll dyert si pasoje e zhvillimeve te reja urbanistike ne zonen e Kalase …POR per per t’u rihapur se shpejti me nje koncept dhe lokacion te ri me te bukur. Falenderojme te gjithe klientet tane per supporting ne keto 12 vite! Stay tuned ..