21 Gusht 2022, 19:13
Nga F.M
Poliçan
TIRANË- Mediat greke kanë raportuar dhe për incidentin e ndodhur në Poliçan, pasi atij të Gramshit. Protothema shkruan se në Shqipëri po zhvillohet një ‘thrriller spiunazhi’ dhe se çdo ditë po prangosen të huaj që futen në uzina.
“Pas rusëve, çekët u arrestuan brenda një fabrike armësh në qytetin e Poliçanit në qendër të vendit dhe akuzohen për “veprimtari të dyshimtë”. Dy prej tyre ndodheshin në zonat kryesore, ndërsa dy të tjerët në tunelet e nëndheshme,”- shkruan Protothema.
Mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë e çekëve e shkruajnë se hetimet janë fokusuar tek spiunazhi.
“”Ne jemi turistë, po bënim foto, humbëm rrugën dhe u futëm në tunel. Nuk kemi qëllime të këqija,”- thonë ata. Informacionet bëjnë me dije se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë në tunelin e armëve ku kishte mjete kundërajrore, ndërsa janë vënë re pasi është konstatuar se njëra nga dyert ishte thyer. Incidenti me çekët në Poliçan dhe ai me rusët dhe ukrainasit në qytetin e Gramshit nuk kanë lidhje, edhe pse ndodhen nëtë njëjtën zonë gjeografike me një distancë prej vetëm 90 kilometrash nga njëri-tjetri,”- vijon media greke.
Katër çekë u vunë në pranga pasi akuzohen për spiunazh. Ata ishin në hyrje të Uzinës së Poliçanit në momentin që u kapën nga policia. Por, incident i përmasave më të mëdha ishte ai që ndodhi në Gramsh. Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
ceket ne uzinen e policanit
Aktualitet
21 Gusht 2022, 18:53
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar incidentin e ndodhur në Gramsh, në Uzinën e Armëve, të cilin P...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 18:15
I.A
Uzina e Gramshit
ANGLI- Media britanike Express i ka kushtuar një artikull sulmit të mbrëmshëm në uzinën ushtarake t&eu...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 18:12
F.M
Brenda uzinës së Poliçanit
TIRANË- Dy djem angelze kanë arritur të futen në Uzinën e Poliçanit, aty ku sot...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 17:25
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 17:20
F.M
Svetlana Timofeeva
TIRANË- Svetlana Timofeeva, rusja që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në nj&eum...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 17:11
F.M
Prokuroria e Elbasanit
TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar tre akuza për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hyn&...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 17:09
F.M
Gazetarja Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha shkruan se Uzina e Gramshit ishte funksionale dhe se aty demontoheshin armë. Në postimin...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:56
F.M
Paratë e sekuestruara
KAKAVIJË- 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë janë sekuestruar në Kakavijë pasi personi që i mbante nuk...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:40
F.M
Uzina, Poliçan
TIRANË- Uzinat në Shqipëri siç duket përbëjnë interes për të huajt. Dy incidente jan&e...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:29
F.M
Lojëra fati
TIRANË- Operacion për goditjen e lojërave të fatit në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet m...