LIVE UPDATES
Aktualitet

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Diskreditimi i gazetarëve nga kryeministri, çështje serioze. Shqetësuese dhe dhuna policore

Në të njëjtën kohë, rezulton se gjatë vitit të shkuar policia e ka përmirësuar reagimin e saj në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore në rastet ku përfshihen oficerë policorë, dhe ky përmirësim është shumë i mirëpritur.

18 Shkurt 2023, 12:55 Nga I.A
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Diskreditimi i gazetarëve nga
Foto Ilustruese

TIRANË- Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediat në Shqipëri, thotë Jamie Wiseman, nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI.

DW: Cilat ishin sulmet apo kërcënimet më të rënda që u regjistruan gjatë vitit 2022 në Shqipëri?

Jamie Wiseman: Në përgjithësi, ne konstatuam se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë vitit të shkuar. Veçanërisht shqetësues ishte numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medias, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara (41%), që u regjistruan në platformën tonë monitoruese. Në mënyrë tronditëse, mësuam se në 41.2% të rasteve të dokumentuara të dhunës autori ishte vetë policia shqiptare. Por vlen të theksojmë se ndërsa këto raste individuale janë serioze dhe duhen trajtuar, në përgjithësi niveli i dhunës dhe armiqësisë ndaj gazetarëve në Shqipëri, qoftë ajo nga shteti apo aktorë privatë, është relativisht më e ulët se në shumë vende të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, rezulton se gjatë vitit të shkuar policia e ka përmirësuar reagimin e saj në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore në rastet ku përfshihen oficerë policorë, dhe ky përmirësim është shumë i mirëpritur.

DW: Në krahasim me vitet e shkuara situatën mediatike në Shqipëri do ta konsideronit të përmirësuar apo të përkeqësuar?

Jamie Wiseman: Raporti i monitorimit të MFRR është vetëm një pjesëz e panoramës së plotë për sa i përket vlerësimit të nivelit të përgjithshëm të lirisë së mediave në një vend, pasi merret vetëm me shkelje individuale dhe jo me çështje sistemike siç janë pronësia e mediave dhe pluralizmi i mediave.

Ne vlerësojmë se nuk është bërë përparim i rëndësishëm në gazetarinë shqiptare gjatë vitit të fundit, në lidhje me përmirësimin e mjedisit për gazetari të pavarur pluralizmit mediatik në Shqipëri. Pra, niveli i lirisë së medias në Shqipëri as nuk është u dobësua dhe as nuk u përmirësua në mënyrë domethënëse vitin që lamë pas. Nga njëra anë, e ashtuquajtura paketa anti-shpifje doli jashtë loje por nga ana tjetër mbeten shqetësime madhore sulmet që vijojnë ndaj gazetarëve, retorika diskretituese nga politikanëtdhe kufizimi i hapësirës për marrjen e informacionit.

DW: Çfarë mund të konsiderohet si rrezik më i madh për gazetarët në Shqipëri? Dhuna policore apo retorika politike?

Jamie Wiseman: Veprimet arbitrare dhe të rënda të oficerëve të policisë paraqesin një kërcënim të madh për lirinë e shtypit. Raporti ynë dokumentoi raste të shumta shqetësuese në të cilat policia sulmoi fizikisht gazetarët që mbulonin protestat, madje një punonjës mediatik përfundoi në spital. edhe shtrimin në spital të një punëtori të mediave. Teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, sëbashku me dërgimin e gazetarëve në "riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi. Pasojat profesionale për gazetarët Klevin Muka dhe Ambrozia Meta, kanë qenë serioze.

DW: A keni gjurmuar sulme nga individë apo organizata kriminale kundrejt gazetarëve në Shqipëri?

Jamie Wiseman: Monitorimi i këtyre kërcënimeve është pjesë e monitorimit tonë, por për 2022-shin nuk u regjistruan raste të tilla. Sidoqoftë, kjo mund të ketë ndodhur edhe për faktin se sulmet nga organizatat kriminale bëhen në mënyrë anonime dhe është e vështirë që të kategorizohen e lidhen me kërcënimet ndaj medias.

DW: MFRR merret, përveç gjurmimit të rasteve, edhe me monitorimin dhe reagimin ndaj këtyre sulmeve. Çfarë keni bërë ju në këtë drejtim?

Jamie Wiseman: Pjesë e punës sonë është monitorimi dhe dokumentimi i të gjitha shkeljeve që lidhen me lirinë e shtypit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duke bashkëpunuar me organizata të besuara vendase. Sidoqoftë, ky është vetëm hapi i parë, dhe shpesh ndiqet me advokim të drejtpërdrejtë në emër të gazetarëve të sulmuar, përfshirë shkresat drejtuar organeve gjyqësore ose politike për të nxitur një hetim të plotë dhe drejtësi që reagon shpejt. Konsorciumi ynë ofroi gjithashtu mbështetje ligjore për gazetarët në Shqipëri në vitin 2022, të cilët po përballen me padi për raportimin në funksion të interesit publik. Ne gjithashtu veprojmë si një urë lidhëse midis organizatave lokale dhe institucioneve europiane. Shumë prej organizatave tona morën pjesë në misionin për lirinë e medias në nëntor 2022 në Shqipëri, si pjesë e platformës së Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve, dhe aty u takuam personalisht me shumë gazetarë dhe advokuam për lirinë e medias me zyrtarë të qeverisë dhe përfshimë në platformën MapMF shumë raste që dokumentuam.

DW: A keni marrë ankesa nga gazetarët shqiptarë dhe cilat janë problemet me të cilat ata ndeshen më shpesh?

Jamie Wiseman: Shumë nga shqetësimet e ngritura në platformën tonë janë regjistruar fillimisht nga vetë ankesat e gazetarëve. Çdo profesionist i medias i cili ndihet i sulmuar apo kërcënuar mund të dorëzojë ankesën në platformën tonë ReportIt link, dhe më pas organizatat eksperte verifikojnë informacionin dhe kontaktojnë gazetarët denoncues para se rasti i tyre të përfshihet në platformën MapMF. Ky mjet teknologjik ka qenë jetik për mbledhjen e të dhënave nga shumë shtete, përfshirë Shqipërinë, dhe ne inkurajojmë gazetarët dhe mediat e tyre për të përdorur këtë burim për raportimin e ankesave apo kërcënimeve që ata marrin për shkak të detyrës.

DW: Si mund ta përshkruani situatën e lirisë së media në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera kandidate apo anëtare në Bashkimin Europian?

Jamie Wiseman: Panorama për lirinë e shtypit dhe medias në Shqipëri mbetet sfiduese. Klima për një shtyp të lirë dhe të pavarur nuk shënoi përmirësime në vitin 2022. Po e ripërsëris: çështje serioze mbeten sulmet ndaj gazetarëve, retorika diskretituese e politikanëve, paditë shqetësuese dhe kufizimi i hapësirës për marrje informacioni. Një çështje që nuk është adresuar në këtë raport, por që çon në vetë-censurën e vazhdueshme brenda komunitetit gazetaresk dhe që kufizon cilësinë e raportimit investigativ, është kapja e hallkave të rëndësishme mediatike nga interesat e biznesit. Këta pronarë, shumë prej të cilëve zotërojnë biznese që kryqëzohen me industritë e rregulluara nga shteti dhe që përftojnë tendera publikë, e përdorin sistematikisht median e tyre për t'i shërbyer biznesit të tyre ose agjendave politike, dhe jo interesit publik. Kjo minon pluralizmin e mediave, dëmton integritetin e mediave dhe dëmton ekosistemin e përgjithshëm të mediave. Kjo është një çështje që ekziston në shumë vende kandidate, dhe në të vërtetë edhe në shtetet anëtare të BE -së, por ajo mbetet veçanërisht akute në Shqipëri. Nëse flasim për zhvillime pozitive, ka shumë media të pavarura dhe të jashtëzakonshme, që mbajnë gjallë interesin publik me anë të një gazetarie për qytetarët dhe demokracinë. Këto media kanë nevojë për sa më shumë mbështetje, në mënyrë që të jenë të lira nga ndikimi politik, ekonomik dhe presionet rregullatore.

Jamie Wiseman është Oficer Avdokues për Europën pranë Institutit Ndërkombëtar të Shtypit - IPI

Media Freedom Rapid Response (MFRR) gjurmon, monitoron dhe reagon ndaj sulmeve ndaj shtypit dhe lirisë së medias në vendet anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate. Ajo është një aleancë e European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Free Press Unlimited (FPU), International Press Institute (IPI) dhe CCI/Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBC Transeuropa).

Marrë nga DW

jamie wiseman

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen