LIVE UPDATES
Aktualitet

Interes për Vjosën, drejtoresha e UNESCO zhvilloi vizitë 2 ditore në Shqipëri

Drejtoresha e UNESCO e pyetur rreth situatës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër tha se mbrojtja është një proces që nuk mbaron dhe që kërkon një balancë të drejtë me aspektet e tjera të zhvillimit.

17 Shkurt 2023, 14:30 Nga A.B
Interes për Vjosën, drejtoresha e UNESCO zhvilloi vizitë 2 ditore
Audrey Azoulay

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay përfundoi një vizitë 2 ditore në Shqipëri ku ka vizituar disa site të mbrojtura nga UNESCO përfshi Gjirokastrën. Azoulay shoqërohej prej Ministres së Turizmit Kumbaro edhe për të vizituar nga afër një prej aseteve kryesore natyrore në rajon, lumin Vjosa për të cilin mund të konsiderohet në të ardhmen mbrojtja prej UNESCO si një habitat i rrallë natyror.

Drejtoresha e UNESCO e pyetur rreth situatës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër tha se mbrojtja është një proces që nuk mbaron dhe që kërkon një balancë të drejtë me aspektet e tjera të zhvillimit. Ajo la të kuptohet se ka pasur diskutime të vazhdueshme me palën shqiptare lidhur me ‘by passin’ e ri që po ndërtohet si dhe parkingun nëntokësor në sheshin e sipërm të qytetit por i quajti diskutimet konstruktive dhe pozitive.

“Nëse një sit përfshihet në UNESCO nuk do të thotë që problemet e tij të mbrojtjes mbarojnë. Është një proces i gjatë ku ekspertët vizitojnë sitin në mënyrë të rregullt për të mbështetur me udhëzimet e duhura dhe nuk është asnjëherë e lehtë për të balancuar për shembull këtu zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e trashëgimisë kështu që na mbetet të synojmë turizmin e qëndrueshëm. Ne kemi pasur diskutime produktive në të shkuarën sesi duhen ndërtuar rrugët e reja apo parkingët e vepra të tjera në mënyrë që të mbrohet trashëgimia por deri tani diskutimet siç ju thashë kanë qenë konstruktive dhe pozitive”, tha Audrey Azoulay, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO.

Drejtoresha e UNESCO komentoi edhe rreth fatit të dhjetëra godinave historike në rrezik shembjeje në Gjirokastër që sipas saj kërkojnë ekspertizën e duhur për të ndërhyrë si dhe marrjen në konsideratë të dimensionit lokal.

“Ne kemi pasur diskutime me Ministrinë e Kulturës gjatë viteve të fundit mbi atë sesi të restaurohen apo si të jepet ekspertiza e duhur në mënyrë që konsolidimet të kryhen në mënyrën e duhur. Ne e dimë gjithashtu që nuk është një proces i lehtë, është i gjatë dhe kërkon njohuritë e duhura për ta kryer, kështu që ne si organizatë universale jemi të shqetësuar për mbrojtjen e dimensionit lokal dhe gjetjen e mënyrave që kjo trashëgimi të shpëtohet në mënyrën e duhur”, tha Azoulay.

Sa i përket Vjosës si aset natyror që po shkon drejt marrjes së statusit Park Kombëtar interesi i UNESCO është gjithashtu i lartë.

“Është një dimension tepër i rëndësishëm i vizitës sime dhe mision i UNESCO-s, jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, por gjithashtu edhe trashëgiminë natyrore dhe që të dyja janë të lidhura dhe isha tepër e lumtur për shpalljen e projektit nga qeveria e këtushme për të mbrojtur Vjosën. Këtë lumë të egër të Europës si park kombëtar. Mendoj që është tepër e rëndësishme dhe është egzaktësisht drejtimi te cilin duhet të ndjekim”, përfundoi Audrey Azoulay.

“Kjo është hera e dytë që autoriteti më i lartë i UNESCO viziton Shqipërinë. UNESCO ka të listuara si trashëgimi botërore, Gjirokastrën, Beratin, Butrintin dhe si trashëgimi jomateriale isopolifoninë e së fundmi edhe xhubletën“, tha Mirela Kumbaro./Marre nga Top Channel

audrey azoulay lumi vjosa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet