LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA- Flet gardiani: 22 orë brenda në qeli, vështirësitë e shqiptarëve në burgjet angleze

Ai flet për sjelljen e shqiptarëve e tregon edhe vështirësitë që përballen në përfundim të vuajtjes së dënimit.

30 Korrik 2023, 20:49 Nga k.m.
INTERVISTA- Flet gardiani: 22 orë brenda në qeli,
Foto ilustruese

Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të marrëveshjes së dakordësuar mes dy qeverive për transferimin e të burgosurve shqiptarë për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare. 

Në kushtet e anonimatit, një gardian i cili shërben në burgjet angleze, përmes një interviste telefonike, tregoi për gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu se si është pritur kjo marrëveshje nga të burgosurit shqiptarë atje. Ai flet për sjelljen e shqiptarëve e tregon edhe vështirësitë që përballen në përfundim të vuajtjes së dënimit.

Jep një rrëfim të dorës së parë se si shqiptarët në burgjet angleze sikurse edhe të nacionaliteteve të tjera, munden të sigurojnë ilegalisht telefona celularë,  me të cilët përmes videove në TikTok, sjellin jetën brenda burgut duke u kthyer shpesh herë në subjekt shkrimesh të mediave angleze.

Muhamed Veliu: Si është pritur nga shqiptarët në burgjet angleze lajmi për transferimin e tyre  për ta vijuar vuajtjen e dënimit në burgjet angleze?

Gardiani: Nga ajo çfarë kam dëgjuar në tre burgje të ndryshme ku unë punoj këtu në Angli, kjo marrëveshje ka gjetur mbështetjen e të burgosurve shqiptarë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve në burgjet angleze nuk flasin anglisht. Ata janë në një dilemë të madhe se çfarë do të ndodhë pas vuajtjes së dënimit. Ndërkohë nëse do të shkojnë në Shqipëri aty do të kenë pranë familjet. Nëse flasim për regjimin e brendshëm të burgjeve këtu në Angli është shumë ndryshe me atë në Shqipëri. Duke ke nisur nga mundësia e dërgimit të ushqimit prej familjes gjë e cila nuk lejohet në burgjet angleze. E kanë pritur mirë këtë marrëveshje pasi janë të vetëdijshëm për vështirësitë që përballen në burgjet angleze ku je i mbyllur 22 orë në ditë dhe vetëm 2 orë ajrosje. Do të theksoja se rreth 80% e të burgosurve shqiptarë në burgjet e këtushme nuk flasin anglisht. E kanë pritur shumë mirë marrëveshjen e transferimit të tyre. Duan të ikin në Shqipëri dhe e kanë bërë kërkesë pranë drejtorisë së këtushme të burgjeve.

Muhamed Veliu: Besoni se kjo është një marrëveshje në favor të burgosurve shqiptarë në burgjet angleze?

Gardiani: Patjetër që po pasi është shumë e vështirë të jesh në një burg të një vendi të huaj ku nuk di gjuhën dhe je larg familjes. Unë besoj se kemi të bëjmë me një marrëveshje shumë të mirë për shtetasit shqiptarë të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.

Muhamed Veliu: Për çfarë veprash penale janë dënuar?

Gardiani: Veprat penale variojnë nga, rrëmbime personi, dhunë në familje por pjesa më e madhe mbi 80% e tyre janë si të përfshirë në ato që njihen si shtëpi bari për rritjen e kanabisit. Ka edhe të dënuar për posedim dhe shitje të dogave të forta të klasit A siç është kokaina apo heroina. Ka edhe shqiptarë që vuajnë dënimet për vrasje.

Muhamed Veliu: Cila është problematika kryesore e shqiptarëve në burgjet angleze? 

Gardiani: Një prej problemeve kryesore ka të bëjë kur ata përfundojnë dënimin dhe vijojnë të qëndrojnë në burg për arsye të të qenurit ilegal. Për shembull. Një shqiptarë i cili ka përfunduar një dënim 6 mujor si i përfshirë në kultivimin e kanabisit i duhet të rrijë edhe 3 muaj të tjera në burg deri sa të vendosë Home Office depërtimin.  Kjo i vendos ata në pozita shumë të vështira në një kohë kur e kanë përfunduar dënimin.

Muhamed Veliu: Besoj e keni parë se në median britanike janë publikuar fotot e shqiptarëve të dënuar atje për vrasje dhe të cilët do të transferohen në Shqipëri. A keni takuar në burgjet ku punoni ndonjë prej tyre?

Gardiani: Po, kam takuar pjesën më të madhe të atyre listuar në artikullin e Daily Telegraph. Disa prej tyre kanë qenë nën mbikëqyrjen time si gardian i burgut dhe dua të them se sjellja e tyre ka qenë shembullore.

Muhamed Veliu: Nga bisedat që ke patur a ishin penguar për vrasjet e kryera?

Gardiani: Me njërin prej tyre kam folur gjatë e më konkretisht duke shpenzuar kohë pasi kam qenë si person përgjegjës për të. Në një bisedë e kam pyetur pse e kreu vrasjen. Më tha se ishte thjesht çështje momenti dhe se ajo që ndodhi nuk e kishte planifikuar asnjëherë por situata i doli jashtë kontrollit. Ishte shumë i trishtuar dhe i dëshpëruar. Viktima kishte shkuar për të grabitur  në banesën e tyre të kthyer në shtëpi për rritje kanabisi. Ky shqiptarë më tha se që në fillim nuk duhet të ishte përfshinë në këtë gjë pasi ishte ilegale.

Muhamed Veliu: Si është sjellja e tyre në raport me të burgosurit e tjerë?

Gardiani: Mund të them se jam krenar që kam patur mundësi të punoj e të kujdesem për të dënuarit shqiptarë. Kanë një sjellje shembullore. Ne si oficerë në këto burgje jemi të impresionuar prej sjelljes së tyre. Ajo që na bën përshtypje është se ata rrinë gjithnjë bashkë me njëri tjetrin. Në burgun ku shërbej për momentin pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë aplikuar për të punuar si pastrues. Ata bëjnë punën më të mirë të mundshme që ne kemi parë ndonjëherë.

Muhamed Veliu: A ka racizëm ndaj shqiptarëve në burgjet angleze qoftë nga gardianet apo të burgosurit e tjerë?

Gardiani: Mes të burgosurve kjo ekziston por jo tek ne oficerët e burgjeve.  Grupet e të burgosurve afrikanë kanë një racizëm ndaj shqiptarëve sepse kërkojnë të tregojnë se kush është më i forti. Por unë shikoj si problemin më të madh për të burgosurit shqiptarë momentin e parë kur ata sillen nga gjykata ku kanë marrë dënimin për në burg. Reception, sic njihet në gjuhën tonë të përditshme të punës. Duke mos folur anglisht, nuk kanë asnjë ide për këtë proces të pranimit në burgje. Kanë vështirësi të lidhen me familjet se nuk mbajnë mend numrat e telefonit pasi për tu lidhur me Shqipërinë është 12 Penc për një minutë dhe ata s’kanë  me çfarë të paguajnë.

Muhamed Veliu: Shikojmë në rrjetet sociale shumë shqiptarë duke postuar video në rrjetet sociale nga burgjet angleze. Si mundësojnë pasjen e telefonave celular diçka e ndaluar ne burgjet angleze?

Gardiani: Pjesa më e madhe e probleme u shfaq gjatë kohës së Kovididit. Ne nuk na lejohej të kontrollonim për shkat të distancimit social dy metra. Disa të dënuar mund të kenë kontakte me dyqanet e burgjeve dhe kur bëhet paketimi ushqimeve nga jashtë futen telefonat. Ka edhe gardianë që i sjellin nga jashtë.

Muhamed Veliu: Një i burgosur, pak rëndësi ka nëse është shqiptarë, polak apo anglez sa paguan të ketë një celuar brenda në qeli?

Gardiani: Kam dëgjuar se çmimet variojnë. Një Iphone 5 ose 6 shkon tek 800 stërlina kurse të tjerët 1500 stërlina e sipër.

Muhamed Veliu: Kush e bën pagesën?

Gardiani: Të burgosurit telefonojnë familjarët dhe ata kontaktojnë personin që sjell telefonin.

Muhamed Veliu: Statistikat tregojnë se në burgjet angleze janë të dënuar apo në pritje te dënimit 1.552 shqiptarë duke i renditur të parët nga numri për nacionalitet e huaja. Sipas jush kemi të bëjmë me një kriminalitet të shtuar të Shqiptarëve në Britaninë e Madhe?

Gardiani: Po dhe Jo. Në kushtet kur burgjet angleze janë tej kapacitetit ministria e drejtësisë këtu u ka kërkuar gjykatave të aplikojnë dënime alternative si shërbim prove apo punë në komunitet. Duke qenë se shqiptarët nuk kanë një adresë fikse gjykata nuk mund tu japë liri me kusht (bail). Kjo është arsyeja për këtë numër të lartë shqiptarësh në burgjet angleze./TopChannel

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj