LIVE UPDATES
Aktualitet

Kushtetuesja do të vendosë për hartën/ Pas shkrirjes së gjykatave, do të shqyrtohet padia e avokatëve për gjyqësorin

Me “back log” në rritje në krye të listës qëndrojnë gjykatat e shkallës së parë, stoku i të cilave ka shkuar 40 mijë e 866. Pas tyre, me një problem të pazgjidhur “back log-u” vazhdon gjykata e lartë me 31 mijë dosje.

30 Korrik 2023, 19:52 Nga k.m.
Kushtetuesja do të vendosë për hartën/ Pas shkrirjes së
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka thirrur në seancë publike Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Ministrave paditur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë që kundërshton si antikushtetues hartën e re gjyqësore. Por ky proces, hapet tre muaj mbasi u zbatua reduktimi i ndjeshëm i gjykatave, ndodhur nga janari deri në 1 korrik 2023.

Për komunitetin e avokatëve që vitin e kaluar protestuan dhe bojkotuan gjyqet në rang vendi, shkrirja e gjykatave të apelit duke lënë vetëm në Tiranë dhe eliminimi i gjykatave administrative në dy, një në kryeqytet dhe një në Lushnjë, ka shkelur parimet kushtetuese dhe interesin e qytetarëve.

E njëjta gjë vërehet në padi edhe për reduktimin e 22 gjykatave të shkallës së parë në 13 të tilla. Por ky proces që starton në tetor, e gjen qytetarin jo vetëm larg gjykatave, por edhe përballë stokut. Me “back log” në rritje në krye të listës qëndrojnë gjykatat e shkallës së parë, stoku i të cilave ka shkuar 40 mijë e 866. Pas tyre, me një problem të pazgjidhur “back log-u” vazhdon gjykata e lartë me 31 mijë dosje.

Me një parashikim hipotetik të KLGJ nëse do të ishin në detyrë 19 gjyqtarë, e nëse ata do të evadonin 864 çështje secili, stoku aktual do të përfundonte në  vitin 2026. Por kjo mbetet një ëndërr e vështirë për t’u besuar.

Kriza në gjykatën e apelit të juridiksionit të përgjithshëm që është një në të gjithë Shqipërinë ka rritur stokun në 28 mijë çështje, kurse në apelin administrativ presin gjykimin 21.116 çështje.

Me një mesatare prej 5 vitesh në pritje, në Gjykatën e Apelit Administrative i kanë sytë nga drejtësia edhe ata qytetarë që kanë hapur padi pensioni dhe padi marrëdhënie punë. Përkundër arsyeve pse u hap kjo gjykatë, për të dhënë vendime brenda 90 ditësh, qytetarëve u janë shkelur të gjitha afatet. Kjo gjykatë vuan mungesën e gjyqtarëve e njëherazi por përballet me një fluks padish për përshpejtim gjykimi për shkaqe shëndetësore.

Në Shqipëri krahasuar me normat europiane po gjykohet me një numër të pamjaftueshëm gjyqtarësh, me probleme të trashëguara e të tjera të hapura rishtazi sikurse janë edhe harta gjyqësore, e cila ndonëse ka nisur nga implementimi i mungojnë ambientet për 5 gjykata. Për to, qeveria e gjyqësorit i kërkon ekzekutivit të hapë portofolin dhe të investojë në ambiente ku duhet të jepet drejtësia./TopChannel

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri