LIVE UPDATES
Aktualitet

INVESTIGIMI- Ashensorët të pasigurt! ISHMT në 1429 ashensorë ka kontrolluar vetëm 336

E ndërsa një ditë më vonë me 16 maj në një kompleks pallatesh pranë rrugës së Kavajës,  një ashensor u përfshi nga flakët me pasojë vetëm në dëme materiale. Dhe vetëm brenda pak orësh në të njëjtën ditë një tjetër ashensor u përfshi nga flakët në lagjen 1 Maji të qytetit  të Vlorës.

23 Qershor 2022, 22:25 Nga k.m.
INVESTIGIMI- Ashensorët të pasigurt! ISHMT në 1429 ashensorë
Foto ilustruese

Thuajse çdo ditë të frikësuar qytetarët përdorin ashensorë pa e  ditur nëse janë të certifikuar apo të kolauduar brenda të gjitha kushteve teknike. Gjatë muajit Maj, 3 raste të ndryshme defektesh në ashensor kanë ndodhur vetëm brenda pak orësh! Më 15 maj 2022 një ashensor në Qendrën Spitalore Nënë Tereza u shkëput dhe për pasojë mbetën të lënduar një paciente dhe infermierja që e shoqëronte.

E ndërsa një ditë më vonë me 16 maj në një kompleks pallatesh pranë rrugës së Kavajës,  një ashensor u përfshi nga flakët me pasojë vetëm në dëme materiale. Dhe vetëm brenda pak orësh në të njëjtën ditë një tjetër ashensor u përfshi nga flakët në lagjen 1 Maji të qytetit  të Vlorës.

Kamera e Fiks Fare, në një vëzhgim disa ditor ka vënë re se shumë komplekse banimi nuk kanë një ashensor që mund të ketë të gjitha elementët e sigurisë. Dhe për më tepër banorë të këtyre komplekseve tregojnë eksperiencat e tyre të incidenteve që u kanë ndodhur në ashensor.

Një e moshuar tregon se kur ndodhet në situatat e ngecjes në ashensor kërcen disa herë në të dhe më pas duhet ta hapë me forcë nga brenda, pasi administratorët jo gjithmonë janë në ato momente.

Për të kuptuar më mirë se si duhet të jetë një ashensor i mirëfilltë dhe për t’u njohur më nga afër me situatën,  gazetarët e Fiks Fare në bashkëpunim  me një teknik të licencuar për ashensorët, Renaldo Staka kanë kryer një vëzhgim në një zonë të kryeqytetit.

Ku nga ky vëzhgim rezultoi se ky ashensor duhej të bllokohej nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, sepse ishte jashtë çdo standardi  teknik. Me litarë të pasigurt, gropa të mbushura me letra dhe bishta cigaresh.

Arben Dervishaj, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve në Shqipëri thotë se në lidhje me problemet e ashensorëve ndahen 2 gjëra. Pjesa që duhet të plotësojë kompania e ndërtimit dhe pjesa tjetër që i takon banorëve ose atyre që do ta shfrytëzojnë.

“Kur flasim për kompanitë e ndërtimit ata e bëjnë të gjithë procedurën sepse nuk mund të kolaudohet. Ka disa protokolle te sakta për përcaktimin e tyre. Duhet bërë kontroll teknik, të gjitha provat teknike, për të parë si funksionojnë sistemet dhe përshkruhen në librin e ashensorëve. Ashensorët kanë nevojë për një mirëmbajtje rutine të cilat duhet t’i bëjnë kompanitë e specializuara”, thotë ai .

Më pas ai shpjegon se një herë në 20-25 vite motori duhet të ndërrohet ka kohën e vjetërsisë. Nëse ashensorët do te mirëmbaheshin sipas protokollit dhe siç i kërkon inspektorati teknik nuk kishim për t’i pasur këto probleme. Ashensori duhet patjetër të kontrollohet 1 herë në  vit. Këta ashensorë i merr në dorëzim inspektorati ai ka për detyrë t’i marrë.

“Duhet rritur roli i inspektoratit ndoshta burimet njerëzore të inspektoratit janë të vogla për të gjithë këtë sasi ashensorësh. Të drejtat e plota i ka në letër por ne nuk po shohim asgjë”, përfundon z. Dervishaj.

Përsa i përket një përgjigje  që vetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dërgoi për redaksinë e Fiks Fare në lidhje me numrin e ashensorëve të regjistruar  pranë këtij institucioni, numrit të inspektorëve, strukturave të liçensimit për këto pajisje, si dhe kontrollet që janë bërë përgjatë një viti.

Ky institucion na tha se gjithsej janë të regjistruar  1429  ashensorë ndërkohë që për periudhën Prill 2021-2022 janë kryer vetëm 336 inspektime. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjithsej 4 Drejtori me 80 punonjës në total.

Për sa i përket strukturës së liçensimit të ashensorëve në vendin tonë, këto kompani janë private, ISHMT nuk ka një strukturë të tillë./Marrë nga Top Channel

ashensoret ne tirane tirane

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit