LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi - Gripi i shpendëve u shfarosi pulat, Rea's, Aiba dhe Ovvital mashtrojnë dhe rrezikojnë shqiptarët

Sipas AKU, në muajt janar, shkurt dhe mars 2022 nuk janë importuar vezë. Në muajin prill, kanë importuar nga Italia, siç dhe ndodh prej tyre zakonisht, Conad dhe Spar, në total 61.115 kokrra. (Conad dhe Spar i importojnë rregullisht këto produkte nga furnitorët e tyre, të cilat janë prodhime italiane, të ambalazhuara nga ekspotuesit. Të njëjtën gjë mund dhe të bëjnë dhe ‘franchise’ e tyre).

7 Korrik 2022, 12:09 Nga F.M
Investigimi - Gripi i shpendëve u shfarosi pulat, Rea's, Aiba dhe
Vezë

TIRANË- Influenca Aviare, e njohur ndryshe si Gripi i Shpendëve dhe që në Shqipëri shkaktoi ngordhjen e afërsisht 400 mijë pulave në tri prej stabilimenteve më të mëdha në vend, Aiba, Rea’s dhe Ovvital, duket se po shkakton pasoja dhe te konsumatori shqiptar. Ky i fundit, po merr prej tyre, nën hundën dhe mbikqyrjen apo ruajtjen e shtetit, vezë të klasit B, që nuk lejohet të përdoren si vezë tavoline, të ardhura nga Turqia dhe Serbia. Plot 7.672.220 kokrra vezë u importuan vetëm gjatë muajit maj e deri më 28 qershor 2022 nga tri kompanitë e lartpërmendura, të cilat sot gjenden në markete dhe tavolinat e shqiptarëve, të tregtuara si prodhim vendas, me logo e të dhëna si “Made in Albania”.

Paraprakisht, duhet theksuar se, vezët e klasit A nga Turqia e Serbia nuk lejohet të eksportohen në BE e për pasoja, edhe Shqipëria nuk i pranon, e cila funksionon mbi rregulloret e Komisionit Europian, të cilat përcaktojnë vendet e treta nga mund të eksportohen vezë të kategorisë A dhe lejohen ato të kategorisë B që janë të destinuara vetëm për përdorim në industrinë ushqimore. (Shqipëria tashmë ia njeh Serbisë certifikatëat veterinare nën “presionin” e Ballkanit të Hapur, por BE-ja jo për vezët e klasit A për përdorim familjar). Po si qëndron e vërteta, çfarë po ndodh në tregun shqiptar? Çfarë produkti po na serviret dhe sa i rrezikuar është konsumatori?

Qendra ALERT kreu një investigim ditët e fundit, nisur nga situata kur pularitë e dëmtuara nga gripi i shpendëve ende nuk kanë rikuperuar dëmet dhe zogjtë që mund të kenë blerë, ende nuk kanë filluar prodhimin. Ndërkohë tregu është plot.
Nisur nga prezenca e tregjeve plot me vezë, ndërkohë që pula ka shumë më pak, disa pulari nuk janë prekur nga H5N8, i kërkuam AKU informacion se, sa vezë janë importuar nga 1 janari 2022 e deri më 28 qershor 2022, ditë kur nisëm e-mailin zyrtar, vendet e origjinës dhe kompanitë importuese. Nga AKU erdhi përgjigjia e mëposhtme, shoqëruar dhe me tabelat respektive. Sipas AKU, në muajt janar, shkurt dhe mars 2022 nuk janë importuar vezë. Në muajin prill, kanë importuar nga Italia, siç dhe ndodh prej tyre zakonisht, Conad dhe Spar, në total 61.115 kokrra. (Conad dhe Spar i importojnë rregullisht këto produkte nga furnitorët e tyre, të cilat janë prodhime italiane, të ambalazhuara nga ekspotuesit. Të njëjtën gjë mund dhe të bëjnë dhe ‘franchise’ e tyre).

Çfarë ndodhi më pas? Duke qenë se menjëherë pas shpërthimit në Influencës Aviare, konsumi i vezëve ashtu si dhe i mishit të shpendëve ra menjëhrë, si dhe për shkak të sasivë gjëndje, pularitë që iu ngordhën pulat, nuk e ndjenë mungesën e produktit edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit mars dhe përgjatë prillit, edhe pse një pjesë e vezëve të tyre u bllokuan dhe asgjësuan nga AKU për arsye sigurie të konsumatorit. Por, pak javë më vonë, kërkesa e konsumatorëve për vezë po i kthehej normalitetit. Nisur nga të dhënat e AKU, Aiba, Rea’s dhe Ovvital vetëm gjatë muajve maj dhe qershor 2022 importuan nga Serbia dhe Turqia miliona kokrra vezë që sot gjenden në të gjitha marketet e Shqipërisë dhe që konsumatori nuk e ka aspak idenë se nga kanë ardhur këto produkte. Etiketa, ambalazhi i bikurinave i mashtron ata hapur, duke shkelur kështu dhe Ligjin për Ushqimin, VKM Nr.434 për Etiketimin, Udhëzimin e Ministrit të Bujqësisë Nr.2, të vitit 2021, “Për vendosjen e rregullave të hollësishme në lidhje me standardet e marketimit dhe tregtimit të vezëve”.

Ndërkaq, Shqipëria është në pritje të çeljes së nevociatave nga Bashkimi Europian, po tenton të plotësojë Kapitujt e Integrimit, ku një ndër më të rëndësishmit është ai me numër 12, “Për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë”. Vendi ynë po shkel hapur Rregulloret 404 dhe 405 të Bashkimit Europian, në të cilat saktësohen vendet e treta si vendi ynë, Turqia e Serbia etj, nga ku nuk mund të eksportohen vezë të klasit A, por vetë të klasit B.

Rregullorja 404 me listen e vendeve te treta nga ku ndalohet eksporti drejt BE i vezeve te kategorise A

Le t’i marrim me radhë. Referuar investigimit të Qenrdës Alert, në marketet më të mëdha në Tiranë, bazuar dhe në shifrat e importit të deklaruara nga AKU. Kompania Rea’s ka importuar nga Serbia në muajin maj dhe deri më 28 qershor 2022 plot 3.261.900 kokrra vezë. Nga vëshgimi në markete, siç duhet dhe në fotografi, vezët shiten me vulën Rea’s. Vetëm në paketimin 15-sh, Rea’s ka vendosur një kundraetiketë ku thuhet se vezët prodhohen në një tjetër stabiliment të kësaj kompanie. Në ambalazhin e vezëve shkruhet qartë “Prodhuar dhe ambalazhuar nga Rea’s shpk”, duke e tregtuar këtë produkt si prodhim shqiptar. Ndërkohë, konsumatori nuk ka asnjë informacion për origjinën e tij dhe nuk e di se çfarë po konsumon. Duhet theksuar se, Rea’s kishte në gjendje pune 2 stabilimente. Njëri, ai i madhi i vezëve masive “u zhduk” nga gripi i shpendëve, pasi ngordhën të gjitha pulat dhe ende nuk është në efiçencë. I dyti, në përmasa më të vogla, është ai i vezëve “bio”, me kapacitet të vogël prodhimi, por vetëm për këtë kategori produkti. Nëse ka nisur prodhimi i vezëve masive aty, gjë që duhet verifikuar nga AKU, sërish kapaciteti është shumë i vogël.

Kompania e dytë, Aiba. Nga vëzhgimi në marketet kryesore të kryeqytetit, siç duket dhe në foto, produktet e saj vezë, të paktën shumica, sepse gjendeshin dhe me vulën “Aiba”, janë me ambalazh që bind konsumatorin për produkt shqiptar. Por, nëse e hap kutinë, duket qartë kodi i prodhuesit turk të vezëve. Pra, janë të ardhura nga Turqia. Ndërkohë, në ambalash, krahas të dhënave për Aiba-n si prodhues, veç katerogisë A që i klasifikon këto vezë, theksohet me anë të një pulle “Prodhim nga pularia Vlorë”. Brenda gjenden vezët, në lloje të ndryshme paketimesh, me kode prodhuesish nga Turqia. Edhe stabiliment Aiba, kapanonet në Durrës iu shuan nga gripi i shpendëve dhe në prodhim i mbeti vetëm stabilimenti i Vlorës, i cili ka një kapacitet të ulët prodhimi krahasuar me atë që u prek nga H5N8 dhe nuk përballon kërkesën e tregut. Sipas të dhënave të deklaruara nga AKU, Aiba ka importuar përgjatë muajit maj 1.809.320 kokrra vezë nga Serbia dhe përgjatë muajit qershor, 2.273.000 kokrra vezë nga Turqia.

Kompania e tretë është Ovvital, kapanotet e të cilës në Kullë të Durrësit, ashtu si dhe dy të parave, iu shfarosen nga Influenca Aviare dhe u ndal prodhimi. Por, megjithëse jo masivisht, në pak markete në Tiranë gjenden vezë me emrin e kësaj kompanie, që çdo konsumator i konsideron si prodhim shqiptar. Kjo, ka të ngjarë edhe për shkak të numrit të vogël të vezëve të importuara, vetëm në muajin maj, 328.000 kokrra nga Serbia. Megjithatë, në marketet që gjenden, dy lloje vezësh, më saktë paketimesh nga kjo kompani, gjithçka në ambalazh duket “Made in Albania”. Madje edhe shënimi “Prodhuar dhe ambalazhuar nga Ovvital shpk”. Por, siç duket edhe në foto, njëri paketim ka dy vula, kode. Njërin nga Serbia, pra prodhuesin serb dhe një vulë tjetër të vendosur nga vetë kompania e më pas të futura në bikurina. Paketimi tjetër, vetëm vulën e Ovvital.

Kjo situatë me tri kompanitë Rea’s, Aiba dhe Ovvital, e konstatuar nga ky vazhdim në tregje, markete, por edhe nga të dhënat e vendosura në dispozicion për Qendrën Alert nga AKU, tregon se, konsumatorët shqiptar janë të mashtruar. Megjithëse me çmime shumë të larta për vezën, ata marrin një produkt serb dhe turk, që askush nuk garanton cilësinë dhe se e cilës kategori është, duke menduar si prodhim shqiptar me të dhënat e reklaruara në ambalazhet e tyre.

Rregullorja 405 me listen e vendeve te treta nga ku lejohet eksporti drejt BE i vezeve te kategorise A

Nga ana tjetër, duket se Ministria e Bujqësise dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thyejnë hapur dhe me vetëdije rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian. Siç e përmendëm dhe më lart, Rregulloret e BE-së e kanë të qartë listën e vendeve të treta nga ku nuk lejohet eksporti i vezëve të katogorisë A, pra për konsum familjar, por vetëm i atyre të kategorisë B, që mund të përdoren vetëm për industrinë përpunuese e prodhuese. Në këtë listë gjenden mes tjerash edhe Shqipëria, Serbia e Turqia. Për shkak të Ballkanit të Hapur dhe marrëveshjeve të firmosura, Shqipëria ka qenë e detyruar të njohë certifikatat veterinare të Serbisë dhe anasjelltas, pra në këtë rast duke pranuar dhe importin e vezëve serbe të Kategorisë A. Megjithëse ky shtet është në listë dhe BE nuk e pranon këtë kategori veze, Shqipëria e lejon.

Ndërsa nga Turqia, nuk ka asnjë arsye që vezët e kategorisë A të lejohet të importohen. Skandali për Ministrinë e Bujqësisë dhe AKU-në do të thellohej, nëse importet nga Turqia deklarohen në dogana dhe Pikat e Inspektimit Kufitar si vezë të kategorisë B, ndërsa konsumatorëve shqiptar u serviren për produkt i kategorisë A. Kjo do të thoshte dhe humbje ekonomike për shtetin, sepse vezët e Kategorisë B janë më të lira, ndërsa në markete vijnë me çmime stratosferike. Ndërsa me vezët serbe, askush nuk garanton kategorinë e tyre. Por mbi të gjitha, konsumatorët shqiptar duhet të jenë të informuar për produktin që po blejnë. Pra, po pagujnë dhe konsumojnë vezë nga Serbia e Turqia, nga këto tri kompani, duke jua shitur si prodhim shqiptar. Ndërkaq, cilësia e tyre në raport me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik, ka dritëhijet e veta. Nën hundën e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilave duket se nuk iu intereson mbrojtja e konsumatorit, as mashtrimi i tij në cilësi, siguri e çmim, po mashtrohet dhe Bashkimin Europian për standardet e sigurisë ushqimore.

Marrë nga Alert.al

aiba ovvital reas veze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet