15 Dhjetor 2024, 15:18
Nga r.ll
foto ilustruese
ITALI- Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët dhe kampet e strehimit në Gjadër dhe Shëngjinit vijojnë të jenë temë kryesore debati në politikën italiane. Kjo marrëveshje ka marrë dhe shumë kritika nga politikanët e të dyja vendeve, të cilat u shtuan edhe pas ndërtimit dhe lënies bosh të tyre për shkak të problemeve që nxorën gjykatat italiane.
Një investigim i emisionit "Piranjat" shtoi edhe më tepër polemikat për mënyrën se si miliona euro u çuan dëm nga qeveria e Melonit. "Piranjat" pasqyruan mënyrën e jetesës luksoze të oficerëve italianë që janë akomoduar në një resort në Shëngjin. Këto oficerë paguhen nga qeveria italiane për të monitoruar kampet e emigrantëve, të cilat janë momentalisht bosh.
E gjithë kjo situatë duket se nuk e shqetëson aspak ministrin e Brendshëm italian, Matteo Piantedosi. I pyetur nga gazetari i njohur italian, Enrico Mentana, se çfarë do të bëhet me kampet në Shqipëri dhe për shpenzimet që Italia paguan për stafin që menaxhon kampet bosh, ministri Piantedosi tha se nuk sheh asgjë të keqe në këtë çështje.
Në praninë e Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, ministri italian deklaroi se nuk sheh asnjë problem, te fakti se policët që ruajnë kampin, të flenë në hotel luksoz dhe kohën e lirë ta shpenzojnë në SPA, duke vënë baste apo edhe në shëtitje. Gjithashtu ai theksoi se projekti për kampet e emigrantëve me Shqipërinë do të vazhdojë.
Pjesë nga intervista:
Enrico Mentana: Unë i kuptoj rreziqet e përfshira, por e vërteta themelore është se çfarë keni ndërmend të bëni? Është shumë herët për të gjykuar se cila është perspektiva, në fakt jemi ende në kreditet e hapjes? A është ky një prolog?
Matteo Piantedosi: Fillimisht më lejoni që shkurtimisht të them diçka në lidhje mbi atë që u referoheshe policëve. Ndonjëherë habitem me ata që imagjinojnë se një polic kur është në një mision jashtë vendit përtej funksionalitetit të qendrës, fakti që ndodhet në një hotel me tre yje dhe që kohën e lirë vendos t'ia kushtojë vetes, ndoshta vënies së një basti, në spa, ose në një shëtitje.
Enrico Mentana: Me një vajzë të bukur?
Matteo Piantedosi: Me një vajzë të bukur? Këtu ve re diçka të qëllimshme, gjithashtu armiqësore ndaj figurës së policit dhe nuk është hera e parë, thënë këtë, ne do vijojmë të ecim përpara me Shqipërinë.
matteo piantedosi investigimi i piranjave marreveshja shqiperi-itali per emigrantet
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 15:11
N.F
ATHINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Athinë ku humbi jetën një 45-vje&cc...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 14:05
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës, ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi shpërnd...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:55
r.ll
foto nga vendngjarja
ATHINË- Një larje hesapesh dyshohet të ketë qenë shkaku i atentatit të ndodhur mesditën e sotme n&e...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:41
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku ka humbur jetën një shqiptar...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se të...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:06
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë. ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 12:57
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme jashtë një lokali në Athinë,...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 12:17
E. D
foto ilustruese
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga&...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 11:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve nën dyshimet pë...