LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi/ Kush është shqiptari që lëviz miliona euro të pista, 52-vjeçari nga Saranda u izolua në Holandë

Ai u arrestua pas një hetimi të FBI pas zbulimit të komunikimeve të tij në aplikacionin “ANOM” ku vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

20 Dhjetor 2023, 21:55 Nga I.A
Investigimi/ Kush është shqiptari që lëviz miliona euro
Thanas Bako

HOLANDË- Një investigim në Holandë ka zbuluar se si një 52-vjeçar nga Saranda lëvizte miliona euro të trafikut të drogës. Thanas Bako, u arrestua në 31 maj të këtij viti në Athinë, pas një operacioni të policisë greke dhe Europol, si i dyshuar për lëvizjen dhe pastrimin në Holandë të rreth 500 milionë eurove të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Ai aktualisht ndodhet në burg, në Holandë pas ekstradimit nga Greqia.

Bako u arrestua pasi dyshohet se pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë. Ai u arrestua pas një hetimi të FBI pas zbulimit të komunikimeve të tij në aplikacionin “ANOM” ku vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin. Emisioni “Holland Crime Boulevard” në Youtube ka transmetuar një dokumentar lidhur me historinë e 52 vjecarit, që edhe pse i “zhdukur” prej vitesh nga jeta publike në qytetin bregdetar, njihej prej viteve ‘90 për lidhjet e tij me trafikantët nga Saranda që trafikonin kryesisht marijuanë nga Saranda në Greqi, por në një rast ishte identifikuar edhe për lidhje me trafikantë anglezë droge.

Edhe pse me asnjë precedent penal në Shqipëri e Greqi ku jetonte së fundmi, pas kthimit nga Kanadaja e Holanda, veprimtaria e tij u zbulua pikërisht nga hetimet e FBI e më pas policisë holandeze në bashkëpunim me Europol. Sipas dokumentarit të “Holland Crime Boulevard”, Bako kishte krijuar prej 10 vitesh një rrjet korrierësh që transportonte para. Korrierët kryesisht ishin hidraulikë, marangozë dhe pastrues xhamash. Këta ishin njerëz jo të dyshimtë, gjithnjë në lëvizje që edhe nëse parkonin furgonat anës rrugës, askush nuk do të dyshonte, sepse do të mendonin se ishin aty për të kryer punën. Furgonat kishin vende të improvizuara ku fshiheshin paratë. Gjëja më e rëndësishme për Bakon ishte që këta persona mos të kishin rekorde kriminale, sepse policia mundet që përmes targës së makinën të identifikojë pronarin dhe precedentët e tij.

Klienti: “Kam një dërgesë për 2 milionë euro. Dua ti ndaj në 2 për siguri. 2 korrierë të ndryshëm, ata nuk mund ta dinë. Të dyja në të njëjtin vend. 12.00 1 makinë, 12.10 1 makinë”

Thanas Bako: “Do ta bëj diferencën 30 minuta, është më mirë. Njëri djalë nuk e kalon tjetrin. Njëri 12.00, tjetri 12.30. Dy makina. Kjo është për mua më e sigurt”.

Një vend i përafërt diskutohet dhe Thanasi dërgon dy korrierë aty. Vetëm minutën e fundit klienti tregon vendin e saktë ku do të merren paratë. Ishte një restaurant i quajtur “Bruis” në Blaricum. Teksa njerëzit po hanin drekë, 1 milionë euro u transferuan dy herë në secilën nga makinat në parking. Një orë pasi u morën paratë, një nga korrierët i dërgon Thanasit mesazh:

Korrieri: “Përshëndetje shok, jam i sigurt, sapo arrita. Do t’i numëroj paratë tani”

Pas kësaj ai dërgon fotografi të parave she thotë se janë 1 milionë euro. Thanasi përgjigjet: “Faleminderit”. Mesazhet e tjera tregojnë përqindjen që ky korrier merr.

Thanas Bako: “0.2 % komision. Transporti me vlerë 1 milionë do të japi 2000 euro”.

Korrieri: “Është shumë mirë. Jam i vendosur të bëj më të mirën”.

Thanas: “Kjo është ajo që dua të dëgjoj”.

Dy vëllezër, në dy furgon të ndarë shkojnë në një magazinë. Njëri futet direkt brenda ndërsa tjetri parkon jashtë. Ata nuk e vunë re një furgon të parkuar para tyre. Shoferi që parkoi jashtë tentoi të hynte në magazinë por u godit me shkelm nga një person i maskuar. Dy persona të tjerë erdhën dhe morën peng dy vëllezërit. Pengmarrësit detyruar vëllezërit të hynin në zyrën e magazinës dhe t’u jepnin “dicka” që ata donin. Ata kontrolluan magazinën dhe një nga furgonët por nuk zbuluan gjë.

Furgoni gri i pengmarrësve tip “Renault” me targa FN-615-ZM u gjet më pas. Ata kishin hequr targat dhe kishin tentuar ta digjnin por kishin dështuar. Një oficere policie që foli në një emision investigativ më pas, tha se viktimat nuk e kishin idenë pse ishin marrë peng dhe donin të grabiteshin. Sipas oficerët, viktimat ishin të pafajshme dhe me shumë mundësi pengmarrësit ishin në adresën e gabuar. Por ajo ishte gabim.

“Viktimat” dinin ekzaktësisht çfarë donin pengmarrësit. Ata kishin ardhur për miliona e miliona euro. Kjo magazinë sherbente si një nga pikat e grumbullimit të Thanas Bakos. Një person që e mori me qera më pas këtë magazinë tha se “çdo gjë është e siguruar mirë. Shumë luksoze për punën që supozohej se bëhej. Shikoni kamerat dhe butonat e alarmit.

Kuzhina është e fshehur në fund dhe muret janë të veshura për izolim zhurrme. Pse duhet të bëhej kjo”. Pse? Për të numëruar 165 milionë e 718 mijë e 500 euro pa zhurrmën e numëruesve të parave që punonin me orë të tëra dhe mund të alarmonin komshinjtë. Kjo magazinë ishte një nga të dyja vendndodhjet që Thanas Bako përdorte si “banka”.

Dy personat që u morën peng ishin dy korrierët e tij më të besuar. U deshën vetëm 200 transaksione për të krijuar atë shume parash. Pra një transaksion mesatar kishte vlerë 828.000 euro. Sapo policia zbuloi se ishte “mashtruar”, bëri bashkë copat e “puzzle” dhe kuptoi se këta persona punonin për Thanasin dhe kështu investiguan më tej.

thanas bako

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet