8 Maj 2023, 19:56
Nga k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kanionet e lumit Osum, ku rrjedha e ujit ka marrë përpara një turist nga Holanda. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, fillimisht në spitalin e spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore 64-vjeçarja holandeze, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj 68-vjeçar ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e turistit, fati i të cilit nuk dihet ende, por dyshohet se mund të ketë humbur jetën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.
64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
zhduket holandezi ne osum berat
Aktualitet
8 Maj 2023, 19:43
Qytetari
TIRANË- Qytetarët vijojnë të harxhojnë akoma më shumë para për ushqime, fruta e perime, pasi çmimet...
Aktualitet
8 Maj 2023, 18:31
F.M
Familja Malaj dhe Massimo De Santis
ITALI- Avokatët e Taulant Malajt, i cili masakroi familjen e tij me thikë kanë rrëfyer se a...
Aktualitet
8 Maj 2023, 18:06
k.m.
Alda Klosi
TIRANË- Pasuritë e zyrtares Alda Klosi do t'i nënshtrohen një ekspertize kontabël, me kërkesë të prokur...
Aktualitet
8 Maj 2023, 18:05
Mjekët
TIRANË- Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në l...
Aktualitet
8 Maj 2023, 17:17
Foto Ilustruese
SLLOVENI- Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES ) nga Lubjan...
Aktualitet
8 Maj 2023, 17:11
F.M
Emirjada Muço
TIRANË- Gazetarja Emirjada Muço e cila u hoq nga puna pasi deklaroi ng studioja e RTSH-së se dëshironte një...
Aktualitet
8 Maj 2023, 17:03
a.l
policia
ITALI- Një aksident tragjik është raportuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën...
Aktualitet
8 Maj 2023, 16:40
F.M
Anduena Llabani
TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje nga zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori alias Koç...
Aktualitet
8 Maj 2023, 15:37
A.B
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në ...
Aktualitet
8 Maj 2023, 15:35
A.B
Mjeket
TIRANË- Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në lidhje ...