6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të dy kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prill të vitit 2021, por sipas vendimit të togave të zeza, do të zbutet masa e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".
DURRËS- Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-zëvendës drejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Të dy kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prill të vitit 2021, por sipas vendimit të togave të zeza, do të zbutet masa e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje". Si Nushi, ashtu edhe Palla, akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Nushi ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani. Në momentin e vrasjes, Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill. Ndërsa asokohe nëndrejtorit të policisë Nikollaq Palla i është vënë arma në kokë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe sërish asnjë nuk ka reaguar. Për më tepër që në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe ndaj akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.
Albert Nushi bashkë me nëndrejtorin Nikollaq Papa u lanë në arrest shtëpi, ndërsa gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra. Ata janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).
Foto ilustruese Ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, duke ndikuar tregun e pu...
Osum BERAT- Jurgen Merkaj 32 vjeç është gjendur i mbytur në ujërat e lumit Osum. Policia njofton se viktima ishte sh...
Tina Pajollari dhe Martin Çeço KORÇË- Fakte të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Martin Çeç...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar të gjith&eu...
Policia KORÇË- Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, shefi i komisariatit dhe shefi i rendit janë pezulluar nga detyra. Besim Pal...
shtëpia e barit në Spanjë SPANJË- Një bandë me anëtarë spanjollë dhe shqiptarë që merreshin me trafi...
Abdulla Muça KLOS- Kryetari i fshatit Shkall në Klos, aty ku ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin një natë më...
deme nga termeti KLOS- Shtabi i Emergjencave Civile është mbledhur në Bashkinë Klos, pas tërmetit të mbrëmjes së d...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas gjashtë tentativave të dështuara për të emigruar në Britani të Madhe, 28-vjeçari...
banori BURREL- Banorët janë shprehur të tmerruar nga lëkundjet e tërmetit që përfshinë një pjesë të ...