2 Tetor 2022, 11:03
Nga e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ishte marrë peng nga bashkëkombës të tij, nga të cilët 7 kanë rënë në pranga.
Mësohet se pengmarrësit kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e 30-vjeçari, ndërsa ishin në listën e personave me rekorde kriminale në Angli.
I riu tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng nga disa persona të tjerë.
Operacioni policor i koduar “Pengu”, u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike. Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.
Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.
Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”. Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.
Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin. Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.
Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike.
policia britanike policia e shtetit
Aktualitet
2 Tetor 2022, 10:46
e.k
Foto ilustruese
KLOS- 6 persona janë shoqëruar nga policia e cila po zhvillohen hetimet e para për ngjarjen e rëndë të n...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 09:58
e.k
I afërmi i familjes dukle folur për mediat
KLOS- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rën...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 09:32
e.k
Termocentralet lundruese Vlorë
TIRANË- Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlor&eum...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 09:29
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet M.SH është arrestuar nga Polica e Durrësit, pasi ka ...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 08:16
e.k
Titujt kryesorë të portaleve
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja....
Aktualitet
2 Tetor 2022, 08:05
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballua...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 07:52
e.k
Shtëpia ku ndodhi grabitja
KLOS- Një grabitje me maska ka ndodhur pak pas mesnatës në Klos. Reth orës 2 të mëngjesit 5 p...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 07:20
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të q...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 23:20
F.M
Aksioni i policisë
TIRANË- Moti i keq dhe reshjet e dendura nuk i dal drejtuesit e mjeteve që të tejkalojnë shpejtësinë ...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 22:35
F.M
Shtëpia e djegur
TIRANË- Banesa e djegur një natë më parë në Tiranë rezulton të jetë e një mësu...