24 Shtator 2022, 14:24
Nga e.k
Pamje nga arrestimi
KORÇË- Një 33-vjeçar i identifikuar si Daniel Hajro është arrestuar nga policia e Korçës. Ai ka qenë në kërkim për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.
Hajro është autor i dyshuar i një ngjarjeje të ndodhur para 2 vitesh, në Gjermani.
NJOFTIMI I POLICSË:
Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të kërkuari për krime kundër jetës dhe shëndetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– D. H., 33 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.
korce policia e korces daniel hajro
Aktualitet
24 Shtator 2022, 14:11
e.k
Lekët e kursyera nga një qytetar
TIRANË- Kriza ekonomike që ka prekur Europën dhe jo vetëm duket se pasojat më të r...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 13:42
e.k
Malli i sekuestruar
DURRËS- Një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet SH.F ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 13:22
e.k
Policia Vlorë
VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar të identifikuar me inicialet S.Z p...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 11:57
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se një grua...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 11:18
e.k
Makina e përmbysur si pasojë e aksidentit
LEZHË- Një aksident është shënuar paraditën e sotme në autostrad&eum...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 11:10
e.k
Sali Shijaku
TIRANË- Homazhet në nder të piktorit të shquar Sali Shijaku do të zhvillohen ditën e nesërme nga ora 10:00 ...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 10:36
e.k
Foto ilustruese
LEZHË- Një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet K.B është arrestuar nga policia e Lezhës si shkaktar i aks...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 10:30
d.a.
TIRANË- Policia e Tiranës ka liruar një mjek dhe infermierin e spitalit të Traumës pasi u morën në pyetje përgjatë...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 10:18
e.k
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë i cili miratoi propozim...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 10:12
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Dy të rinj të identifikuar si Enea Kume 35 vjeç dhe Belul Isufi 25 vjeç kanë rënë n&eum...