Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
“Ishte zënë me bashkëshortin”/ Shoqja e 55-vjeçares që u hodh nga furgoni: Sot u ul vetëm (VIDEO)
55-vjeçarja po udhëtonte me shoqen e saj, kur në një moment ka hapur derën papritur dhe është hedhur.
20 Tetor 2023, 10:07Nga A.B
Vendi i ngjarjes
All - Paragraf - 1
ELBASAN-Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme, në aksin Elbasan-Peqin. Merushe Gjuzi, 55 vjeçe hapi derën e furgonit me të cilin po udhëtonte dhe u hodhe duke gjetur vdekjen.
55-vjeçarja po udhëtonte me shoqen e saj, kur në një moment ka hapur derën papritur dhe është hedhur. Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike në mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.
Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al