18 Janar 2023, 17:09
Nga k.m.
Droga e kapur
SAVONA- Një ton kokainë është kapur në portin e Savonës në Itali. Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit. Sipas mediave italiane, poshtë anijes u gjetën dhe u sekuestruan 741 pako me kokainë, të fshehura me zgjuarsi në “karinat” e motorëve të varkës, me një peshë totale rreth një ton. Ndërhyrja është zhvillimi i një operacioni që më 2 janar çoi në arrestimin e 4 shqiptarëve dhe sekuestrimin në total të 3.5 kuintaleve kokainë.
Pas arrestimit të katër shqiptarëve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare, me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor të kaluar. Kjo është arsyeja pse u vendos monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibraltarin. Derisa dje në mëngjes, mbërriti në portiun e Savonës.
Operacioni është pjesë e hetimeve të Fiamme Gialle të Barit - të koordinuara nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e kryeqytetit pulian - që synojnë rindërtimin e operacioneve të një shoqate kriminale të dedikuar për trafikun transnacional të kokainës, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore-jugore në bashkëpunim me të krimit shqiptar. Deri më tani emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë me dije, por në pakot e kokainës, bie në sy një detaj. Logoja. Mbi secilën pako me drogë, është stampuar një kurorë mbretërore që deri më tani nuk është pikasur në asnjë dërgesë tjetër, por që mund të zbulojë shumë gjëra; kod për dërgues, kod për marrësin apo dhe emrin e grupit.
kokaine ne portin e savones itali
Aktualitet
18 Janar 2023, 16:40
A.B
ITALI- Teknika sesi mafia shqiptare bën biznes me organizatat kriminale që dominojnë në Romë, është vënë në ...
Aktualitet
18 Janar 2023, 16:15
k.m.
Alda Klosi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës po heton burimin e parave të Alda Klosit por jo vetëm. Duke marrë parasysh pretendimin e s...
Aktualitet
18 Janar 2023, 16:16
A.B
Aksident
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit. Një mjet që transportonte gaz ësht&eu...
Aktualitet
18 Janar 2023, 16:06
A.B
Sendet e sekuestruara
TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar "Recidivistët", për goditjen e veprimtarisë kriminale në...
Aktualitet
18 Janar 2023, 15:44
A.B
Kontrollet
VLORË- Katër persona janë arrestuar nga Policia. Operacioni i befasishëm 'Wanted' u krye për kapjen e personave t&...
Aktualitet
18 Janar 2023, 15:36
A.B
Makina
LEZHË- Një tragjedi është shmangur sot në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një fami...
Aktualitet
18 Janar 2023, 15:32
A.B
Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë: Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet n&...
Aktualitet
18 Janar 2023, 15:14
I.A
ELBASAN- Një person është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu &eum...
Aktualitet
18 Janar 2023, 15:13
A.B
Altin Dumani dhe Arben Shehu
TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi ditën e sotme një t...
Aktualitet
18 Janar 2023, 14:45
A.B
Policia
KRUJË- Ditën e sotme, Policia ka ndërmarrë një operacioni intensiv, në të gjithë territorin e Krujës, ...