LIVE UPDATES
Aktualitet

Italia shqyrton tërheqjen nga nisma kineze “Një Brez, Një Rrugë”

Kryeministrja Giorgia Meloni foli për këtë çështje pas takimit me delegacionin kinez në takimin e G20-ës të javës së kaluar në Indi.

17 Shtator 2023, 20:12 Nga I.A
Italia shqyrton tërheqjen nga nisma kineze “Një Brez, Një
Giorgia Meloni

ITALI- Italia thotë se deri në fund të vitit do të vendosë nëse do të largohet nga nisma kineze “Një brez, Një rrugë”, programi global i tregtisë dhe infrastrukturës së Pekinit, me një vlerë prej disa miliarda dollarësh. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, qeveria italiane ka qenë e zhgënjyer nga mungesa e përfitimeve ekonomike, por ka druhet se largimi nga nisma do ta ofendojë Pekinin.

Italia është i vetmi anëtar i G-7, shtatë vendet më të industrializuara të botës, që është pjesë e nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë”. Aktualisht, Roma po mendon të largohet vetëm katër vjet nga anëtarësimi i saj.

Kryeministrja Giorgia Meloni foli për këtë çështje pas takimit me delegacionin kinez në takimin e G20-ës të javës së kaluar në Indi.

“Ka vende evropiane që vitet e fundit nuk kanë qenë pjesë e nismës kineze, por kanë qenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie më të favorshme me Kinën sesa ne”, thotë Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë.

Zonja Meloni shtoi se vendimi për tu tërhequr apo jo do të merret gjatë këtij viti. Analistët thonë se Italia nuk ka siguruar përfitimet ekonomike që i priste kur u bë pjesë e iniciativës kineze.

“Bilanci tregtar e favorizon më shumë Kinën dhe eksportet italiane në Kinë nuk u rritën”, thotë profesori Filippo Boni te “Open University” të Britanisë.

Italia po shqyrton anëtarësimin e saj në nismën kineze edhe për arsye gjeopolitike.

“Lidhur me këtë çështje është krijuar edhe një njollë diplomatike, pjesërisht sepse i gjithë Perëndimi po shqyrton marrëdhëniet me Kinën”, thotë Luigi Scazzieri nga organizata “Qendra për Reformën Evropiane”, me seli në Londër.

Aleatët perëndimorë të Italisë po bëjnë përpjekje të zvogëlojnë varësinë nga disa importe kineze dhe të kufizojnë shitjen Kinës të teknologjive si gjysmëpërçuesit.

Italia ka bllokuar firmat kineze që të blejnë shumë prej kompanive të saj më të mëdha, përfshirë prodhuesin e gomave “Pirelli".

“Është një sinjal i qartë që Roma po u dërgon partnerëve të saj në Bashkimin Evropian, dhe më e rëndësishmja Uashingtonit, për pozicionin e Italisë në tabelën ndërkombëtare të shahut”, thotë analisti Fillipo Boni.

Gjatë kësaj jave Kina këmbënguli që nisma “Një Brez, Një Rrugë” sjell përfitime për anëtarët e saj.

“Nisma Një Brez, Një Rrugë ka tërhequr më shumë se 150 vende dhe një gamë të gjerë partnerësh në fusha të ndryshme gjatë 10 viteve të fundit dhe ka sjellë përfitime të prekshme për njerëzit e të gjitha vendeve”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

Italia thotë se vazhdon të ketë interes të bëjë tregti me Pekinin, por jo si pjesë e nismës kineze.

“Frika se Pekini do të reagojë në mënyrë negative ka qenë pikërisht arsyeja pse zonja Meloni ka qenë mjaft e kujdesshme se si të nxjerrë Italinë nga nisma kineze”, thotë Luigi Scazzieri nga organizata “Qendra për Reformën Evropiane”.

Ndërsa nisma “Një Brez, Një Rrugë” shënon 10-vjetorin e saj, Pekini e ka zhvendosur vëmendjen në ndërtimin e infrastrukturave të energjisë së rinovueshme, duke investuar miliarda dollarë në mbarë botën. Ekspertët thonë se do të ishte e vështirë për Evropën që ta përjashtonte Pekinin në përpjekjet për uljen e ndotjeve nga dora e njeriut pasi Kina është një lojtar dominues në zinxhirin e furnizimit me energji të pastër.

Marrë nga VOA

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet