18 Korrik 2024, 10:03
Nga r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Sipas informacioneve policore, Ardian Ramushi u kap me 320 gram kokainë të ndarë në doza, gjatë një kontrolli fizik.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Ramushi, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa persona të tjerë të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Terminal".
Sekuestrohen rreth 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar "Terminal".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Arben Broci", shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes ardian ramushi
Aktualitet
18 Korrik 2024, 09:49
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Spanjë. Mësoh...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Janë liruar nga qelia prindërit e 23-vjeçarit me aftësi të kufizuara, i cili humbi jetën në mak...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 08:01
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me tubimin e sot&...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit t&eu...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 07:11
N.F
Sarande
SARANDË- Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacion...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta. Moti fillimisht pri...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 21:45
M.B
Bujar Hudhri
TIRANA- Botuesi Bujar Hudhri ka treguar më shumë për raportet dhe bashkëpunimet që ka pasur me gjeniun e letrave...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 21:15
M.B
Makina e policit
TIRANA- Policët parkojnë automjetet private kudo që të mundin edhe pse shkelin rregullat. Ata përdorin...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 21:05
E. D
fotot ilustruese
BELGJIKË- Një shqiptar rrezikon 27 muaj burg për trafik kokaine dhe kundërshtim ndaj policisë. Gjithashtu bë...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 20:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Financave ka mbyllur përfundimisht koncesionin e markimit të karburanteve. Vendimi u mor pas përfundimit...