LIVE UPDATES
Aktualitet

“Izet Haxhinë tentuan ta helmojnë në burg”/ Drejtoria e Burgjeve: Kutia me ilaçe ishte për një të dënuar tjetër

Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

12 Prill 2023, 16:21 Nga a.
“Izet Haxhinë tentuan ta helmojnë në burg”/ Drejtoria
Burg

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë tentativë për helmim ndaj Izet Haxhisë. Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria thekson se një pako me ilaçe ka ardhur për një nga të burgosurit me të njëjtin emër (Izet. H.) dhe se infermieri i turnit thjeshtë ka pyetur Izet Haxhinë nëse ilaçet kanë qenë për të apo jo? Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka nxitur pretendimet e Izet Haxhisë për tentativë helmimi dhe deklaratat e avokatit të tij.

Po ashtu, bëhet e ditur se Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër, “ tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”

Sa më sipër informojmë opinionin publik se; Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse. Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A.

Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë. Sqarojmë se i dënuari Izet Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, siç portalet shkruajnë, por është shoqëruar tranzit për të marrë pjesë në gjyq me datë 13.04.2023, ora 10:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dënuari do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër. Pra këto deklarata janë absolutisht të pavërteta.

Çfarë u tha sot nga avokati?

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, deklaroi se klienti i tij është tentuar që të helmohet në burgun e Reçit. Haxhiu pretendon se punonjës të burgut të Reçit i kanë dërguar në qelinë e izolimit, Haxhisë një qese me ilaçe dhe i kanë thënë që ia kanë dërguar familjarët. Por sipas Beqirit, Haxhia menjëherë ka kontaktuar me familjarët e tij, pasi çdo ushqim apo ilaç e merr nga motra e tij. Beqiri shkruan se motra i ka thënë Haxhisë se nuk ia ka dërguar ajo qesen me ilaçe dhe kështu sipas tij kjo është një tentativë për ta helmuar dhe për ta hequr qafe.

izet haxhia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj