12 Prill 2023, 15:32
Nga A.B
Policia
SARANDË- Prej disa kanë humbur gjurmët me familjarët Leonard Thodhori, 46 vjec, banues në fshatin Çuke, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. Dy persona nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, janë zhdukur në rrethana të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave, të skeduar edhe më parë nga policia.
"Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve."- njofton Policia.
Por kush janë ata?
Leonard Thodhori, i njohur si “Koçole” ka qënë i dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar me pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje./Dosja.al
leonard thodhori fatmir sulovari
Aktualitet
12 Prill 2023, 15:06
A.B
Joy Ayoko
TIRANË- Kur kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e Joy Ayoko-s, të dhëna të tjera dalin në dritë. 'News24' ka sigurua...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:48
A.B
Blloku
TIRANË- Një studim i kryer nga 'Medium.com' ka kryer matje të pasurisë dhe statusit socio-ekonomik në Shqipëri. Në...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:47
F.M
Roland Rexhepi dhe Florind Shabani
ELBASAN- Pas 14 vite nga vrasja e Roland Rexhepit alias “Doda”, ish-shefit të sektorit të narkotik...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:43
Miranda Boçi
TIRANË- Mbi 100 mijë metra tokë në zonën e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës ...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:31
A.B
Aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Urbani i linjës së 'Kamzës', ka dalë nga rrug...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:25
A.B
Kostantinos Zervas
TIRANË- Kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas ka zbuluar se ka origjinë shqiptare. Teksa ishte në një interv...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:07
A.B
Izet Haxhia
TIRANË- Tentohet të helmohet në burgun e Reçit, Izet Haxhia. Avokati i tij, Idajet Beqiri ka bërë të ditur...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:00
I.A
Zjarr
POGRADEC- Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se vatrat e zjarrin kanë rënë ...
Aktualitet
12 Prill 2023, 13:49
A.B
SPANJË- Një megaoperacion i zhvilluar nga më shumë se 250 agjentë të Gardës Civile, ka zbuluar dy tonë kokainë n&...
Aktualitet
12 Prill 2023, 13:08
f.i
Farat e sekuestruara nga policia
SHKODËR- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap në flag...